Konkretisht është fjala për zonën Nika- Mertur, e rrethit të Tropojes që është e vetmja zonë ku mund t’i përjetosh të katër stinët, sidomos në se viziton fshatin tejet atraktiv , Palç, që i përket njësisë administrative të Lakbibajve, tek i cili nuk është të arrihet aq lehtë për shkak të rrugës aspak të përshtatshme që të çon në këtë vendbanim thuaja se plotësisht të braktisur e të ngelur vetëm edhe me 4 shtëpi të banuara. Por edhe në këtë gjendje çfarë ka mbet Palçi flet shumë, sepse posa të shkelësh në te gjend mikpritjen dhe bujarinë tradicionale, një dhunti kjo hyjnore e trashëguar nga të parët.
Parmes një shkrimi mësova se ky fshat mbijetoi në çdo betejë dhe se tash në te banojnë “fare pak njerëz dhe të fundit që kanë mbetur do të rrëfejnë historinë e bashkëjetesës së këtyre dy fiseve Nikaj e Mertur, të ndryshme, pa lidhje gjaku me njëri-tjetrin, e të shkrirë në një popull dhe një kulturë”.
Vetëm një natë më parë diku mbas mesnate pata një ftesë nga Fahredin Ramqi, një ish valltar i Ansamblit të “Kastriotëve”, që tash jetën në Francë e që punon në Gjenevë në një restorant ku ruhen libra me vlerë të autorëve të mëdhenj me vlera kapitale. Në shoqërim të tij ishte edhe miku im i kamotshëm Naim Konjufca.
Pa një pa dy shpreha interesimin për të iu bashkuar, ndaj edhe të arritur në qytetin e Bajram Currit pijmë kafen e përbashkët me mikpritësit Dhimitër dhe Sokol Muslijajn nga fashat Palç, por që jetojnë në Tiranë dhe kryejnë detyra me rëndësi të veçantë për komunitetin. E rëndësishme është se tash familja Muslijaj ka edhe një miqësi martesore me familjen e Fahredin Ramiqi dhe kjo ishte edhe një plus më shumë për vizitën tonë.
Shkaku i këtij udhëtimi ishte një organizim tradicional që viteve të fundit organizohet prej palçianëve në çdo muaj korriku me qëllim që të gjithë ata që janë shpërngul nga vendlindja së paku për një ditë të ritakohen, çmallen dhe të ndajnë gëzimet dhe hidhërimet e përbashkëta. Kësaj radhe duke e kujtuar edhe njërin nga vendasit që ka ndërruar jetët, po që ka dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvajtjen e jetës në Palç. Po në këtë organizim nuk munguan as mysafirët nga ana e Nikajve, ( nga mendohet edhe prejardhja e dajave të mi Nikaj në komunën e Kaçanikut) të cilët janë të lidhur përmes shumë martesave e miqësive me merturët, por edhe mysafirë nga Malësia e Gjakovës dhe Kosova. Gjithashtu ishte i papranishëm edhe kryetari Njësisë administrative të Lakbibajve, Ndue Ndoja.
Posa arritëm në fshat në një objekt ku vëllezërit Besim, Kolë dhe Gjokë Malaj kishin ngit një lokal për nevoja të turizmit në këtë ambient shumë atraktiv i cili me asfaltimin e rrugëve do të ishte shumë joshës për vizitorë vendas e të huaj, pasi ngitet qindra metra lartë mbi liqenin Fierzë-Koman.
Përmes përshëndetjeve dhe ngritjes së dollive filloi dreka racionale që kishte përgatit familja Malaj, e ku nuk mungonin aq kecat në hell!
Ajo që ishte më se mbresëlënëse ishte se kjo zonë ndonëse e lënë pas “shtatë bjeshkëve” , siç thuhet në popull, kishte dhënë ndër vite me qindra të shkolluar, madje edhe me fakultetet e doktorata. Krahas natyrës së virgjër e ekzotike, pasuria më e madhe e këtyre anëve vlerësohej shkollimi dhe rekrutimi i kuadrove të profileve të ndryshme profesionale që tash kryejnë funksione me rëndësi shoqërore në zonat tjera të vendit. Ndonëse edhe këtë zonë e ka prekë me të madhe migracioni i të rinjve drejtë vendeve të Evropës veriore Qendrore.































