Albin Kurti të hënën do të “jetë” në Universitetin e Harvardit

Shkruan, në cilësinë e organizatorit Deni Hoxha, kryetari i Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit, duke bërë të ditur se biseda do të moderohet nga Profesori i njohur i Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ambasadori Nicholas Burns.

Lidhur me këtë komunikim online me Universitetin e Harvadit Deni Hoxha, në fb e tij njofton se: Pas shumë javësh duke punuar për këtë projekt, me shume kënaqësi njoftoj se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të “jetë” në Universitetin Harvard të hënën (viritualisht)! Diskutimi do të moderohet nga Ambasadori Nicholas Burns (Profesor në Harvard Kennedy School, Ambasador amerikan në NATO dhe Greqi, dhe board member i Atlantic Council).

Profesori Burns ka shërbyer në qeverinë e Shteteve të Bashkuara për 27 vjet. Si Oficer i Shërbimit të Jashtëm, ai ishte Nën sekretar i Shtetit për Çështjet Politike nga 2005 deri në 2008. Ai ka drejtuar negociatat mbi Marrëveshjen Bërthamore Civile të SHBA-Indisë; një marrëveshje afatgjatë rreth ndihmës ushtarake me Izraelin; dhe ishte negociatori kryesor amerikan në programin bërthamor të Iranit.

Burns ishte Ambasadori amerikan në NATO (2001-2005), Ambasadori në Greqi (1997-2001) dhe Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit (1995-1997)

Diskutimi do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin tonë Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Harvard të Hënën ora 12 ne Boston (18:00 në Prishtinë) në YouTube: tinyurl.com/KurtiASA

Për të marrë më shumë info, lexoni këtu: A Conversation with Prime Minister of Kosovo, Albin Kurti 🇽🇰