Reformës Agrare në Kosovë – projekti serb i kolonizimt

Kolonët serbo-malazez të vendosur nga Serbia në tokat dhe shtëpit e fshatarëve të Sllatinës, Zllatarit dhe Mirosalës përmes Projektit famëkeq të „Reformës Agrare“

 

Sipas historianës së njohur angleze, Miranda Vickers, varion numri 200.000-300.000 shqiptarë që u dëbuan me dhunë nga Mbretëria e Jugosllavisë, gjatë periudhës së ndërmjetme të vitit 1918-1941, derisa historiani i njohur Noel Malcolm, sipas dokumenteve të hulumtuara, vlerëson se numri i të dëbuarëve është midis 90.000 dhe 150.000. Historiani shqiptar Hakif Bajrami, konstaton se rreth 240.000 shqiptarë u dëbuan me dhunë nga Kosova nga viti 1918 deri në vitin 1941. Me mijëra shqiptarë u vranë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, gjatë periudhës së ndërmjetme, mbi 500.000 u likuiduan vetëm gjatë Luftërave Ballkanike nga ushtritë serbo-malazeze, kur Shqipëria shpalli pavarësinë e cila numronte 700.000 banorë. Përafërsisht 60.000–77.000 shqiptarë u vranë nga viti 1918 deri në 1921. Sipas Haki Demollit, deri në vitin 1940 janë vrarë 80.000 shqiptarë. Nga viti 1919 deri në vitin 1921 vetëm në komunën e Ferizajt u masakruan rreth 1.694 njerëz.

Shkruan: Sami ARIFI

Metoda më eklatante e terrorit me dhunë, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, të Mbretërisë jugosllave ishte kolonizimi me elementin sllav dhe marrja e pronave të shqiptarëve me pretekstin e Programit të ashtquajtur „Reformë Agrare“. Ndërrimi i strukturës nacionale ishte qëllimi kryesor i kolonizimit të Kosovës, pra ishte shthurja e kompaktësisë, e homogjenitetit të popullsisë shqiptare, nga se shqiptarët përbënin shumicën absolute të banorëve të saj, pastaj qëllimi ishte vënja e elementit sllav në trojet e shqiptarëve.

Trusnia shtetërore e Mbretërisë jugosllave, ndaj popullit shqiptar bëhej me plan, posaçërisht mbi fshatarët shqiptarë, në mënyrë që t’i detyrojë këta të shpërngulen në Turqi e Shqipëri për t’u krijuar mundësia për kolonizim dhe sendërtimin e të ashtquajturës  „Projekt i Reformës Agrare“ për t’u vendosur kolonët sebo-malazezë në pronat e rrëmbyera me dhunë nga shqiptarët.

Si pasojë e dhunës shtetërore të Mbretërisë së Jugosllavisë në Kosovë, u vendosën më se: 70.000 kolonë në afro 600 vendbanime, gjerësa në emër të ashtquajtur „Projektit të Reformës Agrare“ iu konfiskuan shqiptarëve 129.212,94 hektar tokë.

Qëllime të këtilla pushtuesi serbo-malazezë i realizojë edhe në trevën e Anamoravës, veçanërisht në Sllatinë të Epërme. Banorët e këtij fshati qenë ata që pësuan më së shumti gjatë zbatimit të këtij Projekti të aqtquajtur “Reformë Agrare”. Në truallin e Sllatinës së Epërme, në tokat e tyre dhe fshatrave përreth, Mbretëria jugosllave kolonizoi një numër të madh me kolonistë sllav kryesisht serbo-malazezë të Hercegovas e të shumë viseve tjera.

Gjatë viteve 1914-1925 në Sllatinë të Epërme në afërsi të Urës së Zotërive në trojet dhe shtëpitë e zotnive të këtij fshati që ishin shpërngulur me dhunë për në Turqi, vendosen 17 familje me kolonë serbo-malazezë.

Kolonët e parë ishin ardhur gjatë vitit 1914 nga vendbanimi Orahovcë, quheshin Deretiqët tri shtëpi, ata u vendosën në tokat e lagjës Jakupovit, të cilët me dhunë ishin shpërngulur për në Turqi. Në vitin 1919 u vendosën edhe kolonë tjerë në Sllatinë siç ishin familja Kapor një shtëpi prej Millanovcit, afër Bileçës së Hercegovinës. Gjatë këtij viti arriti edhe familja Pacel katër shtëpi nga vendbanimi Rankovc, Lubinje e Hercegovinës, pastaj, po në këtë vit, ngulitën familja Millojeviq një shtëpi, nga vendbanimi Rankovc, Lubinje e Hercegovinës. Ngulimet vazhduan edhe të familjes Sheshlia, po në këtë vit 1919, nga Podosoja afër Bileçës së Hercegovinës, pastaj një familje Perishiq, nga vendbanimi Goranci, afër Bileçës, familja Milleniq, vendbanimi Goranci, afër Bileçës në Hercegovinë. Ngulimet vazhdojnë në vitin 1920, familja Perishiq një shtëpi, nga vendbanimi Ramljan, afër Splitit, që më vonë ishin ardhur dhe ngulitur edhe disa familje tjera.

Gatë vitit 1922, familjet Kërstiq me tri shtëpi nga vendbanimi Kordevc i Vranjës, pastaj në  vitin 1925 ngulitet familja Cvetkoviq një shtëpi, nga vendbanimi Lipovc i Vranjës.

Në vitin 1926 udhëheqësi çetnik  Voja Tankosiç që ishte një udhëheqës çetnik në luftën e parë  Botërore  nga viti 1919 filloj të vendosë kolonistë serbë dhe malazezë në Tankosiq, fshati sotm Dardani, ku në tokat e uzurpuara kryesisht të Sllatinës, dhe ca fshatrave tjerë në rrethinë, vendoset kolonizimi dhe emrohet fshati me emrin Tankosiç, që sot mban emrin Dardani. Në Dardani vendosen 130 familje kolonizatorësh: Nga Bosnja 38 familje, nga Serbija 82 familje, nga Mali i Zi pesë familje, nga Shqipëria një familje, nga Italia një familje, nga Kroacia një familje, nga Sllovenija një familje, nga Maqedonia tri familje, gjithësej 130 familje uzurpatore.

Kolonët me 16-të shtëpi ishin ngulitur në fshatin Mirosalë kryesisht në vitin 1924. Në fshatin Mirosalë u vendosën këto familje kolonizatorë nga Mali i Zi: Vishnjeviq Radomir, Vishnjeviq Shpiro, Vishnjeviq Velo. Nga Serbia: Aleksiq Petar, Kërstiq Dragomir, Kërstiq Vllajko, Joviçiq Atanas, Peshiq  Aleksa, Peshiq Nedelko, Peshiq Stojko, Peshiq Stojan, Peshiq Vasko, Petkoviq Lubomir, Stojan Stojan dhe, Stoilkoviq Dobrivoje. Duhet theksuar se Peshiqtë shpërngulen në Pojatën e Ultë ish „Skuliqtë“. Disa familje tjera nga Mirosala shpërngulen në Tankosiç që sot quhet fshati Dardani dhe në fshatin Pozheran të Vitisë.

Në fshatin Zllatar, i cili ishte fshat me pozitë të rëndësishme gjeografike në komunën e Ferizajt, ky fshat u godit nga Projekti politik i ashtquajtur “Reformë Agrare”, e shtetit gjakatar që e dirigjonin serbo-malazezët, aty u vendosën familje kolonëshë serbo-malazezë që iu dhanë tokat e ndara nga pronat e konfiskuara të shqiptarëve të këtij fshati.

Numri i kolonëve serbo-malazezë të ngulitur gjatë periudhës së vitit 1918-1941, ishte rreth 60.000 deri në 65.000, ku mbi 90% ishin serbo-malazezë. Marrë nga autori i librit, Dr. Millovan Obradoviq, Agrarna Aforma i Kolonizacija na Kosovu (1918 – 1941). Prishtinë, 1981. faqe 339-344.

Trojet shqiptare në Kosovë e gjetiu i morën kolonët pa pare, me dhunë, ata iu shitën shqiptarëve trojet-pronat e tyre me para, jo një here po disa herë. Fale Zotit dhe vendosmërisë së popullit shqiptar për trojet stërgjyshore të tyre në shekuj që aq shumë i dashtën prapë tokat e tyre u këthyen tani te pronarët, me shumë sakrifica, pra, te titullarët e pronave të tyre në shekuj…