Sot, ndërroi jete miku i madh i Kosovës dhe i gjithë  shqiptareve vëllai ynë arbëresh Giuseppe Chiaramonte

Sot më 11.02 2024 morëm lajmin e hidhur se ndërroi jetë një nga personalitetet e shquara arbëreshe,  Prof Giuseppe Zef Chiaramonte, i cili gjithë jetën ia përkushtoi Arbërishtes dhe kulturës  arbëreshe.

Ai lindi me 29 Korrik 1946 ne Santa Cristina di Gela, dhe është arbëresh i Sicilisë. Ka ushtruar profesionin si mësues i shkollës së mesme, më pas  ka punuar si drejtor ne bibliotekë. Jetoi dhe punoi në Palermo.Chiaramonte ishte studiues i kulturës se Evropës Lindore, ai përsosi njohuritë e tij për Ballkanin  në universitetet e Selanikut dhe të Prishtinës.

Varianti arbërisht ishte misioni i tij. Prej disa vitesh Ai  zhvilloi kurse falas për shkrim e këndim, dhe jo vetëm por e shoqëroi atë  edhe me kulturën arbëro-shqiptare pranë shkollat ​​publike ne Sicili si dhe prane  bibliotekës ku drejtonte.

Chiaramente duke qene njohës i mire i gjuhes shqipe, beri punën e  përkthyesit  zyrtar, nga marsi deri në qershor 1991, me fluksin e refugjatëve ardhur nga Shqipëria dhe  bashkëpunoi me Prefekturën dhe Komisariatin e Policisë së Palermos për të siguruar  Qendrën e Mikpritjes Albanesi të Buon-fornello (COAB).

Për këtë sukses ka marrë  një notë merite nga Prefekti Jovine.

Në vitin 1999 ai mirëpriti pro-refugjatët kosovarë në ish-bazën amerikane në Comiso, duke vepruar si përkthyes për Ministren e Brendshme, Rosa Russo Jervolino, dhe më vonë, si perkthyes edhe për Presidentin Ibrahim Rugova.

Në Kosovën e lirë ai bashkëpunoi me UNMIK-un (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) në emër të disa OJQ-ve dhe si vëzhgues gjatë zgjedhjeve të para demokratike.

Ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv Rajonal të A.I.B. (Shoqata e Bibliotekave Italiane), ish korrespondent i seksionit të gjuhës Radio-Al-Banese të Vatikanit, sekretar i Komitetit Italian Pro Kosova, përgjegjës për kulturën arbëreshe dhe shqiptare të Qendrës Ndërkombëtare për Studime mbi Mitin.

Chiaramente është autor si: i Vijmë nga Shqipëria, bot. Sinnos, Romë, 1992 dhe i Tokës së Konstandinit: Arbe bizantinë, Normanët dhe Shqiptarët në S. Cristina Gela: burime dokumentare, Palermo, 2002.

Për interesat e tij në fushën albanologjike, Fakulteti i Letërsisë i Universitetit të Palermos i dha titullin Ekspert në lëndën.

Prof Zef, dallohej për iniciativat e tij, si edhe per mbështetjen e flaket te variantit arbërisht në shkollë si edhe promovimin e arbërishtes ne administrate.

Gjithë jetën Zef Chiaramonte ia përkushtoi Arbërishtes, dhe kulturës  arbëreshe.

Jeta dhe vepra e Prof Giuseppe Chiaramonte do te ngelet e përjetshme.

Zefi donte Arbërinë e tij, por deshi shume edhe  Kosovën, dhe Kosova  nuk do ta harroje  kurrë  Zefin.

(Në foto studiuesi arbëresh  Zef Chiaramonte me Presidentin Rugova  )

Ornela Radovicka

Qendra  Albanologjike themeluar nga A.Bellusci. Frascineto/Calabria