Dora e artistit nuk pushon dhe nuk kërkon asnjëherë të ngjitet mbi supet e dikujt tjetër, i tillë është artisti i njohur Luran Osmani, nga Maqedonia e Veriut, konkretisht qyteti i Tetovës.
Ai është pikturuesi i figurës së Skënderbeut, i cili e ilustroi në mënyrë briliante portretin e legjendës tonë historike.
Ai këtë dizajnim e bëri në 100 vjetorin e Pavarsisë së Shtetit Shqiptarë, duke respketuar dhe vlerësuar vlera e kombit të vet.
Për sa i përket mbështetjes nga institucionet e vendi ku jeton (Maqedonia e Veriut), Lurani shprehet i pikëlluar ngase përkrahje në një vend të tillë nuk gjen aspak, përkundër asaj se dizajnimin e tij e kanë përdorur „…është shpërndarë shumë edhe është kopjuar nga institucione komunale pa lejen apo dijeninë timedhe kjo nuk ka qenë aspak e hijshme dhe profesionale nga ana e tyre, aq më keq kur je institucion. Skënderbeu nuk është i imi, është i yni dhe qëllimi është të mos harrohet, të mbahet gjallë në një formë a një tjetër“.
Kurse përdorimi si tatuazh është përdorur në mënyrë të paimagjunueshme.
Ai madje ka theksuar se artin nuk e bën për ndonjë përfitim, por për kënaqësi të veten dhe për ta ngritur si vlerë, „Të kontribojë në ngritje të vlerave, gjërat duhen të jenë të definuara në funksionin e rolit që kanë apo që duhet të kenë, e jo në qasje të interesave grupore personale. Mënyra si funksionojnë ministritë e kulturës në raport me fushat e artit e kanë polarizuar politikisht gjendjen artistike dhe kështu arti humb rolin dhe kuptimin, e kjo e bën që rrethet artistike të mos jënë në lidhshmëri funksional“.
Kur është pyetur për ndryshimin në shoqërin tonë ai tha se: „Për mua ndryshimi është proces. Gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda një gjenerate, sepse çdo ndyshim është proces i cili kalon jetët njerëzore. I rëndë është fakti se ne kemi tri Akademi Shkencore, por kemi mungesë të librave profesional. Këto janë mangësi që duhet zhbërë sa më parë. Por nëse duam të dimë ku është çelsi i suksesit, sigurisht që vetëm puna dhe përkushtimi janë ata që bëjnë dallimin. Nuk duhet gënjyer veten në forma të tjera“.























