Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në këtë aksident në të cilin u përfshinë nëntë vetura dhe një kamion, sipas informative të para është bërë e ditur se ka ardhur për shkakë të mosfunksionimit të frenave të kamionit, shoferi i të cilit si pasojë ka dalë në korsinë e kundërt në të cilën ka qenë duke vozitur.
Të lënduar është bërë e ditur se kanë mbetur 3 persona, sipas të dhënave të deritanishme. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 13:00 kanë marrë thirrjen për ndihmë për një aksident trafiku, ndërkohë që me të dalë në vendin e ngjarjen e kanë parë që ai është i përmasave jo të zakonshme.
Por, pavarësisht dyshimeve të para që janë ngritur e që lidhen me mosfunksionimin e frenave të kamionit, kompania e cila e ka këtë kamion në pronësi, ka deklaruar se kjo nuk është e vërtetë. Zyrtarë të kompanisë “Pastrimi” kanë thënë se të gjitha mjetet e transportit që i posedon kjo kompani i janë nënshtruar vazhdimisht kontrolleve teknike dhe nuk rezulton të kenë ndonjë defekt të mundshëm teknik. Ata kanë thënë se aksidenti i sotëm ka ndodhur për cka mund ti ndodhë secilit dhe të mos e parashikojmë e as parandalojmë.
Sidoqoftë duhet pritur raportin e ekspertizës për të parë cilët janë faktorët e vërtetë që shkaktuan aksidentin.



















