Gursel dhe Bajram Sylejmani, dëshmorë të Kosovës

Nga Sami ARIFI

Dëshmori Gursel Hetem Sylejmani
Gursel Sylejmani u lind, më 01/ 11/ 1961, në fshatin Sadovinë e Jerlive-komuna e Vitisë. Vitet e para të shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, ndërsa të tjerat i përfundoi në fshatin Goshicë, shkollën e mesme ai e kreu në Viti. Gurseli kishte regjistruar Shkollën e Lartë Pedagogjike, degën e artit figurativ në Shkup, ai për veprimtari ilegale kundër pushtetit okupues serbo-sllav dënohet me 8-të vite burg, por që më vonë dënimi i zbret në 3 vite burg. Në ditën kur Serbia festonte suptimimin e Autonomisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), Gurseli u arrestua në të ashtquajturin “Izolim famëkeq” , më 28 mars 1989, nga shteti serb së bashku me pesë vitias: Me vëndasin e tij nga Sadovina e Jerlive Jakup Jahirin, me tre sllatinasit; Nexhmedin Arifin, Fahri Ymerin e Përparim Azemin si dhe me Abdyl Bajramin nga Vërbani.

Gurseli duke parë se gjasat për zgjidhje paqësore të çështjes së Kosovës po shterroheshin, ai iu përkushtuar formimit të njësiteve të UÇK-së në trevën e komunës së Ferizajt në Zonën Operative të Nerodimës. Dy vëllezërit Gursel dhe Bajram Sylejmani kishin qëndruar në fshatin Greme në ilegalitet me shokë: Ahmet Hoxhën, Rexhep Bislimin, Imri Ilazin, Enver Topallin, Ylber Topallin, Qamil Gjemailin si dhe me shumë bashkëveprimtarë tjerë. Dy vëllezërit u mobilizuan drejtpërdrejti në vijën e frontit në pikën ushtarake në fshatin Papaz, ku nga Gremja vajtën në Papaz, më 14-të korrik të vitit 1998. Pas arritjes në malet e Jezercit në pozicionet e UÇK-së, ishte sulmi i ashpër nga forcat e makinerisë vrastare serbe, ku në këto luftime ndërmjet UÇK-së dhe forcave të rmikut serb në fushën e nderit ra në përjetësi Nazim Ukëzmajli dhe u plagosën komandanti i njësitit të UÇK-së, të nënzonës së Nerodimës, Imri Ilazi. Në fshatin Jezerc që tani më vepronin dy skuadra. Në këtë fshat në muajin shtator u riorganizuan formacione të reja ushtarake duke formuar batalionin e parë dhe kompaninë me tre toga, ku u formuan edhe njësitet speciale dhe ato vëzhguese të nënzonës. Dëshmori Gursel Sylejmani ishte emruar përgjegjës i shërbimit informativ të këtyre formacioneve. Forcat serbe kishin ndërmarr një sulmë të gjerë kundër UÇK-së në Jezerc, në shtator të vitit 1998, ku armiku kishte sjellë përforcime nga të gjitha drejtimet, ku kishte vënë nënzonën në rrethim të plotë. Granatimet me armë të rënda nuk kishin pushuar tri ditë rresht, dy vëllezërit kishin pozicionet në një distancë të caktuar.

Sulmi i forcave serbe, më 28 shkurt të vitit 1998, ishte drejtuar në pozicionet e Togës së Parë të komanduar nga Bajrami, pastaj drejtë Togës së Dytë e të Tretës. Ku, edhe vëllai i tij, Gurseli bënte pjesë. Në luftim e sipër plagosët rëndë Bajrami, nga shokët tërhiqet prej zonës së zjarrët luftarake për ta sjellë në shpitalin ushtarak, ku gjatë rrugës ndërron jetë. Pas dy orësh bie në përjetësi heroikisht edhe vëllai i tij Gurseli, duke u bërë unik në përjetësi të dy vëllezërve në frontin e nderit për çlirimin e atdheut. Për kauzën e shenjtë kombëtare këtë ditë bien në përjetësi dëshmorët bashkëluftëtarë: Kemajl Hetemi, Sejdi Sejdiu, Lulëzim Guta, Bashkim Vishi, Naim Terziu, Salih Baliu e Arsim Zeqiri.

Dëshmori Bajram Hetem Sylejmani
Bajrami u lind, më 03/ 12/ 1965, në fshatin Sadovinë e Jerlive-Komuna e Vitisë. Bajrami shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm e mbaroi në komunën e tij. Ai kreu stuimet në degën e Gjeologjisë në Fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë… Bajrami nuk pati mundësi punësimi pasi rrethanat në Kosovë, nga okupatori serbo-sllav, ishin të rënda dhe të jashtëzakonshme. Bajrami për të mbajtur familjen punoi në Ferizaj me Gurselin, që e kishte vëlla po edhe shok të idealit. Pasi vëllai i tij Gurseli u burgos, Bajrami mbante kontakte me një rreth të caktuar shokësh, siç ishin: Qamil Xhemajli, Sami Hajrullahu, Bilall Sherifi, pra, ai ishte në rrjedha të ngjarjeve të kohës. Ai ballafaqohej në vizita me burgjet e vëllait të tij, pothuajse anekënd Serbisë. Për shkak të angazhimit të tij për çështjen kombëtare, në vjeshtën e vitit 1988, arrestohet nga okupatori serbo-sllav edhe Bajram Sylejmani. Gurseli ishte liruar, Bajrami me shokë ishte arrestuar. Shokë të tij të arrestuar ishin: Qamil Gjemajli, Beqir Beqa, Nazife Xhemajli, Minire Ramadani, Njazi Beqa e të tjerë. Bajrami në mungesë provash, ai u lirua nga burgu pas tre muajsh të hetuesisë.

Milicia serbe kishte ngritur dyshimin, në maj të vitit 1998, për aktivitetin ilegal ku vëllezërit punonin në Ferizaj, Bajram e Gursel Sylejmani, andaj edhe kishin dalur në ilegalitet me grupin e shokëve në përgatitjen e njësive ushtarake, si me: Ahmet Hoxhën, Rexhep Bislimin, Imri Ilazin, Enver Topallin, Ylber Topallin e shokë tjerë. Mirëpo gjatë fushatës në përndjekje nga okupatori serbo-sllav u arrestuan: Ahmet Hoxha, Rexhep Bislimi, Enver Topalli, Sylejman Bytuqi, Ylber Topalli, Skender Ferizi e shumë veprimtarë të tjerë. Prandaj, kjo bëri që Gurseli e Bajrami të shkojnë në zonën e kontrolluar të UÇK-së, gjegjësisht në pikat ushtarake të Papazit. Dy vëllezërit hynë në radhën e njësiteve të para të UÇK-së, më 14 korrik të vitit 1998. Forcat serbe, më 26 shkurt, kishin sulmuar në drejtim të Jezercit, ku, nënzona e Batalionit Parë të Nerodimes komandohej nga Imri Ilazi-Ferri, ndërsa në krye të Togës Parë të Kompanisë ishte Bajram Sylejmani. Luftime të ashpëra ishin zhvilluar në pasditën e 28 shtatorit, “Te livadhet”, bien dëshmorë: Bajrami së bashku me Sejdi Sejdiun, Arsim Zeqirin, Gursel Sylejmanin, Salih Bajramin, Bashkim Vishin e Lulëzim Gutën…

Vëllezërve dëshmorë, Gursel dhe Bajram Sylejmani!

Dy uraganëve nga Sadovina e Jerlisë,
dëshmorëve të lirisë!
Dy trimave të shqiptarisë,
ranë për tokën e Ilirisë!

Si vullkani që shpërthen nga zjarri,
shëndrisin trimat po si ari!
Për liri e nder kombëtar,
trimat ishin fitimtar!

Në Zonën Operative të Nerodimes,
luftuan trimat e Sadovinës!
Për t’u çliruar nga okupatori shkja,
s’lejojmë vendin për t’u nda!

Dy vëllezër ranë n’përjetësi,
veç atdheu t’gëzojë liri!
N’Zonën Operative të Nerodimes,
n’përjetësi ranë vëllezërit e Sadovinës!

Sot Shtëpia e kulturës n’Viti,
mban emrin e tyre me krenari!
Kultura shqipe begatohet,
emri i tyre për mote nderohet!

Të frymëzuar brezat që vijnë,
s’mposhten kurrë për t’shtrejtë lirinë!