A po zhbllokohet dialogu Kosovë-Serbi?

Përpjekje të shumta u bënë dhe po bëhen për zhbllokiminn e dalogut Kosovë-Serbi. Kjo nisi me Samitinn e Berlinit, ndërsa vazhdoi me përpjekjet edhe në atë të Tiranës, por deri më tani pa ndonjë rezultat. Tani ka mbetur Samiti I Parisit, që pritet të mbahet më 1 korrik, e që po shihet si mundësi për shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi.

Megjithatë, pavarësisht mbarëvajtjes së këtyre samiteve, pjesëmarrja e Kosovës në këto arena ndërkombëtare është parë si pozitive, sepse ka aktivizuar përfshirjen e vendit në mesin e shteteve më të fuqishme dhe më me ndikim në Evropë. Por, shpresohet që në samitin e Parisit, procesi të shkojë edhe në favor të palës kosovare dhe do të pranohen kushtet si të barabarta me njohje të barabartë nga të dyja palët.

Sipas analistëve, së fundi kanë thënë se vazhdimi i Kosovës nuk është I domosdoshëm për Kosovën aq sa është I domosdoshëm për Serbinë. Sepse Serbia asnjë hap tutje nuk mund ta bëjë, pa e arritur marrëveshjen me Kosovën dhe pa pasur njohje të shtetit sovran dhe të pavarur.