Pavarësisht përpjekjeve të shumta të Kuvendit të Kosovës për të ngritur një gjykatë që do të gjykonte krimet serbe të luftës janë të parealizueshme. Kështu ka bërë të ditur avokati Tomë Gashi, i cili ka thënë se rezoluta e miratuar në Kuvendinn e Kosovës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, ka mbetur vetëm “fontannë dëshirash”.
Ai më tutje ka thënë se nuk beson që kjo rezolutë do të realizohet ndonjëherë, sepse Kosova nuk është shtet i fuqishëm dhe nuk po tregohet i tillë për ta bërë këtë.
Gashi më tutje ka thënë se më e drejtë do të ishte që të forcohej Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë, e cila pos tjerash ka edhe mungesë të prokurorëve që merren me rastet e ndjekjeve të personave të dyshuar për krime lufte.



















