Lule në hyrje të Prishtinës – poezi

Lule në hyrje të Prishtinës

Këto lulekamomili në hyrje të Prishtinës
Si tufë me dele në një stan barinjsh
Pranë oborreve të dy shtëpive-ndërtesa të vjetra relike
Përballë Stacionit Ndërurban të Autobusëve
Rrijnë të palëkundura këtu nëpër stinë
Kalimtarët mund t’i shohin në çdo kand
Sikurse fotoreporterët që zgjedhin një pamje
A piktorët një tablo
A poetët një variantë