9 shkurti 2014 u shënua si dite e zeze në politikën zvicerane të migracionit: Iniciativa seleksionuese e Partisë Popullore të Zvicrës (SVP) u aprovua nga sovrani. Me 50.64% të votave populli zviceran votoi për eliminimin e qarkullimit të lirë të personave dhe kështu vendosi për politikën e kontingjenteve. Ky vendim paraqet një hap mbrapa sa i përket të drejtave të migrantëve.
Edhe përkundër parallogarite me një vendim me diferencë të vogël, shpresohej me refuzimin e iniciativës seleksionuese të SVP-së. Megjithatë 1’463’954 votat për ngadhënjyen kundër 1’444’428 votave jo. Ky vendim nuk d.m.th. vetëm një hap prapa sa u përket të drejtave të migrantëve, porse paraqet edhe një hap mbrapa sa i përket edhe të drejtëve të punëmarrësve. Kthimi në kontingjente d.m.th. se punëmarrësit përsëri do të jenë të varur nga punëdhënësit dhe kështu do të shfrytëzohen edhe më lehtë.
Ardhmëria e pasigurt
Iniciativa parasheh që vetëm një numër i përcaktuar i punëmarrësve, refugjatëve, azilkërkuesve dhe kaluesve të kufirit (udhëtarëve punëtorë) do të ketë të drejtën të vijën në Zvicër. Pos kësaj duhet të vlejë përparësia e zviceranëve dhe brenda tre vjetëve të ardhshme parasheh anulimin dhe negocimin e cilësdo kontratë a marrëveshje, që ndalon kontingjentet. Një marrëveshje që duhet anuluar është ajo e qarkullimit të lirë të personave. Mirëpo qarkullimi i lirë i personave është i ndërlidhur me marrëveshjet bilaterale mes BE-së dhe Zvicrës. Është e paqartë se a është dhe deri në cilën masë është e gatshme BE-ja të vijojë marrëveshjet bilaterale pa qarkullimin e lirë të personave. Deri më tani BE-ja ka bërë të qartë se pa qarkullimin e lirë të personave do të anulohen edhe marrëveshjet bilaterale.
Duhet pranuar njohur kontributi i migrantëve
Iniciativa seleksionuese është iniciativa e fundit nga radhët e iniciativave dhe politikave ksenofobe, e cila i paraqet migrantët si fajtor kujdestar. Shumë persona janë ngopur nga kjo qasje! Andaj, pas njoftimit të rezultateve votuese, me qindra njerëz janë mbledhur në protesta spontane. Posaçërisht në Bernë, Cyrih, Luzern dhe Bazel ka pasur demonstrata të mëdha. Është koha që kontributi i migrantëve në shoqërinë zvicerane të pranohet e njihet dhe të ndërpriten ngacmimet ksenofobe. Për ketë arsye është i nevojshëm mobilizimi shoqëror i migrantëve dhe zviceranëve dashamirës e mirënjohës!
PO e qartë zgjerimit të infrastrukturës hekurudhore
Krahas iniciativës seleksionuese të SVP-së u votua edhe për dy propozime tjera. Propozimi për financimin dhe zgjerimin e infrastrukturës hekurudhore u aprovua me 62% të votave të popullit votues. Në kushtetutë do të ankorohet që mirëmbajtja dhe zgjerimi në të ardhmen duhet financuar nga një Fond. Rreth 5 miliarda franga duhet të rrjedhin për çdo vit në ketë Fond. Kështu vlerësohet meritueshëm dhe zgjerohet komunikacioni publik.
JO ndryshimit për financimin e abortimit
Populli votues zviceran pos tjerash ka vendosur që ndërprerja e shtatzënisë edhe më tej të paguhet nga arka e sigurimit shëndetësor. Rreth 70% e votuesve zviceran kanë refuzuar ndryshimet e financimit të abortimit. Edhe njëherë populli është deklaruar kundër sulmit konservativ karshi të drejtave të grave, për të vendosur vet mbi trupin e tyre.
Përgatiti Osman Osmani, sekretar sindikal pe migracion në Unia



















