Janë fëmijët që ndriçojnë motin
Poezi nga Sami ARIFI
Madhështi e arbësisë,
është ditëlindja e ardhmërisë!
Janë fëmijët që ndriçojnë motin,
me kuq e zi kujtojmë Gjergj Kastriotin!
Tregohet rrita për t’u zgjeru,
gjuha shqipe për t’shungullu!
Loni vogël bëhet shkëlqësi,
me ngjyra t’kombit kuq e zi!
I gëzon prindrit n’veçanti,
gjyshin me ngjyrat kuq e zi!
Loni ka motër Florën,
ajo n’mësime i zgjatë dorën!
Loni e don ekipin e tij,
n’futboll ai bën madhështi!
Fëmijët janë rrita e mdhështisë,
ardhëmëria e njerëzisë!..