Në Prishtinë promovohet libri “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”

Sot nё mjediset e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani nё Prishtinë, u promovua libri ish-ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Dr. Islam Lauka me titull: , “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”, botim i SHB “Faik Konica”. Për librin një vlerësim të lartë e jep edhe historiani i njohur anglez, Noel Malkolm

Nga Rexhep Rifati

Mësojmë së këtë veprimtari, ku pati dashamirë të librit edhe nga Shqipëria dhe trojet tona etnike për autorin dhe veprën e tij folën prof.dr. Zejnullah Gruda, prof. dr. Frashër Demaj, prof.dr. Jashar Demiri (nga Shqipëria), si dhe botuesi i librit (SHB “Faik Konica”), shkrimtari i njohur Nazmi Rrahmani. Po ashtu një fjalë falënderuese e mbajti edhe autori Islam Lauka.

Autori thekson se përmes këtij libri është përpjekur që të argumentojë paqёndrueshmёrinё teorike tё tezës sё “shkëmbimit tё territoreve”, midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe kërcënimin real qё ajo paraqet pёr interesat tona kombëtare e shtetërore.

Një vlerësim të lartë për librin e ka dhënë edhe historiani i shquar anglez Noel Malkolm, i cili përmend se : Ky është një studim i rëndësishëm dhe me vlerë. Me saktësi dh qartësi mbresëlënëse , Islam Lauka analizon një numër pretendimesh të publicistëve dhe politikanëve rus rreth implikimeve që mund të sillte pavarësia e Kosovës dhe me aftësi nxjerr në pah kontradiktat dhe dobësitë e tyre . Ky libër duhet të lexohet nga çdonjëri që është i përfshirë në debatin mbi ardhmërinë e Kosovës, potencon Malkolm.

Me këtë rast diplomatit, publicistit dhe mikut të respektuar, Dr. Islam Lauka i dëshiroj shumë suksese edhe në promovimet dhe botimet e tjera.  Ndërsa që pos fotove nga promovimi po jap edhe dy foto nga arkivi im nga takimet e z. Lauka.