20 vjet kur OKB konfirmoi padinë ndaj kriminelit Slobodan Millosheviq

Sot janë bërë 20 vjet, prej kur Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, konfirmoi padinë kundër presidentit jugosllav Slobodan Millosheviqi, si kriminel i luftës.

Më 27 maj 1999, u ngritë padia kundër kriminelit, ndërsa më 1 prill 1999, ai u arrestua në Beograd, ku më 28 qershor u ekstradua për në Hagë. Millosheviqi u akuzua jo vetëm për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, por gjithashtu edhe për rkimet e bbëra në Kroaci dhe BBosnjë Hercegovinë.

Gjykimi kundër tij kishte filluar më 12 shkurt të vitit 2002, nndërsa nxjerrja e dëshmive ka zgjatur deri më 25 shkurt të vitit 2004. Gjykimi i tij ishte ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve me zemër dhe tensionin e lartë të gjakut.

Më 22 shkurt pati deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.

Më 11 mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në celinë e tij.