Në Viti, kurora lulesh te monumenti i gazetarit të vrarë anglez Kerem Lewton

 

Dje në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, në Viti isha i ftuar nga Klubi Rotarian Vitia, si pjesë e një tryeze ku merrnin pjesë përfaqësuesit  e Institutin për Media të Kosovës, Këshillit të Klubeve Rotariane të Kosovës dhe të Klubit të gazetarëve të Vitisë ” Kerem Lewton”. Pjesëmarrësit vunë kurora në shenjë kujtimi për gazetarin anglezë Kerem Lewton, i vrarë në luftën e fundit në Maqedoninë e Veriut.- Në tryezën e organizua,  Shefi i Politikës dhe Komunikimeve të Brendshme të ambasadës Britanike Z. Richard Le Vay ,me një shqipe të pasër foli për rolin dhe pozitën e mediave në shoqëritë demokratike, me theks të veçantë në Koosvë 

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Takimin në rolin e nikoqirit e udhëhoqi, Ismajl Bahtiari, njëherësh autor i monumentit kushtuar gazetarit të vrarë Kerem Lewton, i cili më pastaj u dha fjalën Valmir Sahitit, drejtor të kulturës së komunës së Vitisë, Fleta Baraku kryetare e KKRK-së, Faruk Rexhajt kryeshef ekzekutiv në Komisionin e Pavarur të Mediave , Fazli Veliu Kryetar i Institutit të Medias së Kosovës, gazetarit Nuhi Llugaxhiu. Në mesin e folësve të ftuar isha edhe unë.  Me këtë rast u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm për rolin e mediave në kushtet e sotme në Kosovë dhe pozitën e gazetarëve e cila u cilësua jo edhe favorshme jo vetëm nga aspekti financiar ashtu edhe nga përkrahja jo e duhur e institucioneve përkatëse. Edhe pjesëmarrësit tjerë në këtë tryezë konstatuan se çka do që bëjmë për lirin e shtypit është e pamjaftueshme si dhe u potencua nevoja për profilizimin e gazetarëve por edhe shtimin e përgjegjësisë për një informim sa më objektiv, aq më parë që ka edhe shumë portale që nuk u dihen as autorëve që sjellin mjaft pasaktësi në informim

Ndoj edhe u përmend se duhet vazhduar përpjekjet e gazetarëve, institucioneve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen dhe forcimin e lirisë së shtypit por edhe ndihmës për ngritjen profesionale të gazetarëve në mediat e ndryshme që veprojnë në Kosovë.

Krejt në und do theksuar se komuna e Vitisë ndonëse një komunë e vogël është përkujdese për ngritjen e monumenteve personaliteteve të huaja mike, që kontribuan në veçanti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, siç ishin  Ambasadori Amerikan Riçard Hollbruk, Ish Presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, si dhe gazetari i vrarë anglez, Kerem Lewton, të cilëve edhe u ngriti monumente apo u kushtoi sheshe me emrin e tyre kjo komunë, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë.