100 familje në nevojë do të mund të jenë përfituese të shtëpive, ndërtimi i së cilave do të fillojë gjatë muajit të Ramazanit.
Kështu ka bërë të ditur Halil Kastrati, humanisti i cili e drejton organizatën “Jetimat e Ballkanit”, i cili gjithashtu ka thënë se që nga sot ka nisur ndërtimi i 15 shtëpive të reja, ndërkohë që deri në fund të këtij muaji pritet të fillojë puna për ndërtimin edhe të 100 shtëpive të reja.
Kastrati njihet si humanist i shquar i cili deri më sot ka ndihmuar shumë familje në nevojë, ndërkohë që ka hapur viteve të fundit kuzhinën popullore në Prizren, ku ushqeher 3 herë në ditë, më shumë se 300 persona.



















