Për kushte të mira pune dhe shpërndarje të drejtë të pasurisë iu është dashur të luftojnë qe shumë kohë punëmarrësve. Edhe 125 vjet pas manifestimit të parë të 1 majit ne vazhdojmë të luftojmë për drejtësinë sociale dhe kundër përjashtimit të më të rrezikuarve në shoqëri!
Më 1890 në Zvicër dhe në vendet tjera të Evropës për herë të parë sindikalistet e sindikalistët dolën bashkërisht në rrugë. Ata iu përgjigjën thirrjes së Lidhjes Ndërkombëtare të Punëtorëve. Kjo e fundit, pat shpallur 1 majin ditë ndërkombëtare të punës, pas përleshjeve të rrepta në Çikago me rastin e një greve për 8 orë pune në ditë. Me zë të lartë edhe koleget e kolegët kërkuan 8 orët e punës. Patronët nuk donin t’ia dinin. Ne kemi dalë kundër tyre.
Një luftë e gjatë dhe e rreptë
Lufta për kushte më të mira pune dhe një pjesëmarrje të drejtë në frytet e punës janë zhvilluar ashpër. Në vendin e punës dhe në rrugë. Demonstratat e 1-majit u bënë me të zëshme dhe më numerike. Që nga ajo kohë ne kemi arritur shumë: Uljen e orëve të punës – në shumë ndërmarrje deri në nivelin e kërkuar më 1890, futja e pushimeve, rritja e pagave, përmirësimi i sigurisë në punë, krijimi i sigurimit aksidental, shëndetësor dhe atë të pensionit. Shkurt: Lëvizja punëtore arriti të fitojë më shumë drejtësi sociale.
Më pak shumë të pasur, shumë edhe më të varfër
Më 2015 kjo luftë nuk përfundon. Zvicra është aq e pasur sa asnjëherë më parë. Ne do të mund ti lejojmë vetes që të gjithë punëtoret e punëtorët, të gjithë pensionistet e pensionistët ti kenë punët më mirë. Mjerisht realiteti është ndryshe. Dallimet sociale janë duke u rritur. Të ardhurat dhe pasuria janë të shpërndara jashtëzakonisht pabarabartë. Hendeku mes lartë dhe poshtë sa vjen e rritet. Punëmarrësit e moshuar i detyrojnë të kalojnë nga bota e punës në ndihmë sociale. Më vonë këta paguajnë këtë padrejtësi me pensione të varfëruara. Për njerëzit e rinj është bërë edhe më vështirë të hyjnë më shpejt në tregun e punës. Papunësia me 4,9% është e lartë. Presioni në paga po rritet. Ndërsa presioni në vendin e punës është ndritur ndjeshëm. Kundër tërë kësaj do të demonstrojmëne.
Fitime në kurriz të punëtorëve
Në vend se ti rreken problemeve, partitë e djathta (borgjeze), shoqatat e biznesit dhe punëdhënësit minojnë drejtësinë sociale. Janë të shumë patronët, të cilët Frangun tejet të forcuar e marrin si shkas, për të rritur pakufishëm përfitimet e tyre. Partitë borgjeze dhe shoqatat e biznesit promovojnë recetave e tyre të njohura: de-rregullimi (liberalizimi), reduktimi i shërbimeve publike, programe kursimi, shkurtime të mirëqenies, ulje tatimore për korporatat dhe të pasurit dhe heqja dorë nga masat që duhej ndërmarrë qysh moti si zbatimi ikushtetutës për barazinë në paga. Për këtë do të demonstrojmë ne.
Atakohen më të dobëtit
Në vend se të zgjidhin problemet, nevojat dhe frika e njerëzve menaxhohen për kampanja përjashtuese: Kundër pranuesve të ndihmave sociale, kundër përfituesve të pensioneve të invaliditetit, kundër pakicave religjioze dhe para së gjithash kundër migrantëve/eve. Përjashtimi dhe diskriminimi, nuk dëmtojnë vetëm të prekurit, porse edhe shoqërinë dhe rrezikojnë mirëqenien. Kundër tërë kësaj do të demonstrojmë ne.
Për drejtësi sociale!
Pagat dhe pensionet, kushte të mira pune, vende të sigurta pune në Zvicër janë ekonomikisht të mundshme. Është çështje vullneti dhe raporti forcash. Andaj, të kërkojmë me zë të lartë: Paga të mira dhe pensione më të mira, kushte të mira pune dhe punë të plotë. Ne kërkojmë dhe jemi për një Zvicër të drejtë, solidare, pa diskriminim dhe të hapur. Për këtë angazhohemi ne. Andaj, në vitin e 125-të festimit të 1-majit ne brohorasimzgjedhje tonë për vendin: Drejtësi sociale në vend të përjashtimit!
Marrë dhe përshtatur nga ftesa e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës
Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion, Prishtinë, 4 prill 2015