Zhytësi amerikan mbanë simbolin e flamurit shqiptarë

23

Një tjetër rekord është thyer këto ditë, nga një zhytës eksplorues amerikan, i cili kishte arritur të gjejë mbeturina plastike në shtratin e detit, pas super zhytjes së thellë të tij.

Viktor Vescovo, zhytës amerikan, kishte arrittur të zbresë 11 km deri në vendin më të thellë të Oqeannit Paqësor, Kanalit Mariana.  Thuhet se zhytja e tij kishte zgjatur rreth 4 orë, ku ai kishte arritur të mbijetëojë falë paisjes që e kishte ndërtuar vet, për ti bërë ballë zhytjeve kaq të thella në det.

Ai kishte gjetur disa mbeturina në fund të detit që nnuk është se kishin ndonjë vlerë të veqantë, por vet gjesti që ai kishte arritur deri aty ishte I rëndësisë së vecantë. Një gjë që ka rënë në sy dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave, janë flamujt të zhytësi amerikan mbante në kostumin e tij, konkretish nnë krahun e djathtë. Ai mbante simbolin e Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, stemën e Texas, atë të New York Explores Clud si dhe shqiponjën dykrenarëshe shqiptare.  Është thënë se ka dy arsue që zhytësi po mbante flamurin shqiptarë. Njëra, në nderim të një miku të tij të vjetër shqiptar dhe tjetra në shenjë respekti për një grua që gjithmonë po shprehte përkrahje dhe mbështetje për ekspedita të tilla.