Zbutje e masave parandaluese të pandemisë në Zvicër

 Në takimet e fundit në një konferencë shtypi Këshilli Federal njofton se ai ka vendosur të hapë shitoret jo-thelbësore, muzetë, bibliotekat, kopshtet zoologjike dhe kopshtet botanike në datën 1 mars.
Nga Mirishahe Limani Hiler, Gjenevë 
Zbutja e masave gjithashtu përfshin praktikimin e sporteve në grupe nga 5 persona.
Kufizimi i takimeve jasht, tani në vend të 5 personave është deri në 15 (gjithnjë duke respektuar masat: distancë dhe maskë )por në zona private ose në zona pushimi ajo mbetet në 5 persona.
Baret dhe restorantet mbeten edhe më tutje të mbyllura dhe poashtu edhe manifestimet, ngjarjet kulturore ose sportive me publikun nuk janë ende të autorizuara. Hapja e tyre do të bëhet nga 1 prilli e në varësi të evolucionit të epidemisë, por në një mënyrë shumë të kujdesshme, njofton TdG.