Politikanët e mençur në dy republikat shqiptare pa humbur kohë duhet të fokusohen praktikisht me tërë kapacitetin e vet në politikën e integrimit në vlerat ekonomike dhe demokratike perëndimore
Nga Isa H. Dërmaku
Parasëgjithash për veprime parimore, pra të përgjegjëshme dhe natyrisht të ndërgjegjëshme, lypset të kemi intencen e kjartë të pragmatizmit racional, pra krejtësisht aktiv në secilin segment kyç si “tregëtia e lirë është mençuri”1 pra e pa penguar e mallrave brenda vendit dhe jashtë, lëvizshmëria e plotësisht e lirë e kapitalit dhe njerëzve, ngritja profesionale për secilin veprim zhvillimor që nga bujqësia, industria etj., pastaj para e mbi të gjitha politika mjedisore që në shumë vende lë shumë për të dëshiruar, shërbimet me sigurime cilësore, kultura, sporti, … tregjet bashkëkohore finaciare…, gjitha këto na tregojnë se, pa njëfarë lloi barazimi racional në pasuri dhe jo vetëm nuk të pranon askush, pra po këtë far lloi barazimi, nuk do të arrihet te ajo e dëshirueshmja që të jemi edhe ne “Unik” me e në BE.
Mençuria politike din dhe ka aftësi, që t’i gjejë“Varjantet e paralelizmit të politikave integruese”*, në cilësitë jetike të Perëndimit Demokratik si është BE, Zvicëra, SHBA-të etj.
Në fakt, këshu ishte, që nga “Fjalimi Programor”*i Robert Shumani të vitit 1950, për BE-në, ide që doli pas tragjedisë që solli LDB. Me te, natyrisht duhej një “pikënisje e mbijetesës”** jo vetëm të Evropës.
Asnjë lindje nuk do të jetë as cilësore aq më pak e qëndrueshme nëse ajo nuk vjen nga “vullneti i mirë” i atyre që tashmë gëzonin fitorën dhe në fakt kishin fuqinë e zbatimit praktikë të kësaj ideje madhore.
Natyrisht, nisma këto që domosdoshmërisht kërkonin sa mençurinë aq edhe guximin racionale që të integrojnë në unifikim progresiv si e kërkon BE, pra në të gjitha llojet e “sui generis-eve”2 nga mosrespektimi i të cilave jo njëherë e kanë sjellur botën në tragjedi pas tragjedie.
Afërsinë e secilit dhe të gjithëve me BE-në, nuk duhet ta shikojmë nga periferia si diçka interesante dhe të mebetemi duke u befasuar me te pra me suksesin e saj, përkundrazi duhet zgjohemi dhe të veprojm me mend e me kohë, dhe gjithçka me vend, pra racioanlisht që të barazohemi në çdo segment jete, në mënyrë që të bëjmë ëndërren realitet, pra të Unifikohemi me BE-në, në BE.
Ta kuptojm dialektikën e jetës sot, sepse pak më vonë është tepër vonë, pra e pariparueshme nëse nuk e marrim vesh me kohë se të varfërin nuk po e pranon sot askush sikurse askurr më heret, as familja vet, jo më po të pranon BE-ja.
Sot, ndoshta është paksa më lehtë integrimi në BE, por akoma ka shumë barjera, pas parasysh kërkesat për normat dhe standardet…, megjithatë, falë zhvillimit maksimal të shkencës, teknologjisë supërmoderne deri te ajo më shkenorka e mundshme, që ndihmon në reformat për tejkalimin si të varfërisë ashtu edhe të pengesave të tjera, pra ndihmon për arritjen te një kohezion socialo ekonomik, për ta realizuar synimet jetike të kombeve dhe shteteve, pra në “Liri Integrale”3 brenda programit gjithpërfshirës që ka BE-ja.
Në shoqërinë tonë, në Dy Republikat Shqiptare, pra demokratiko-pluraliste ka entuziazëm për integrim në BE, por ata gabimin po e bëjnë sepse duan merita t’i mbetet vetëm njërës apo partisë jetër, kurse kjo nuk është strategjia e duhur, sepse taktizmiet injorante nuk i pranon BE. Ajo do unfikim për përparim të gjithanshëm dhe arritje te çështjet më strategjike, pra jetike të kombit dhe atdheut, për integrimin urgjent në BE dhe NATO.
Meritat do ju takonte secilit dhe të gjithëve, pra vetëm nëse janë Unik në çështjet vitale të Kombit dhe Atdheut.
Gjithësesi që, jounifikimi i të pajustifikueshmës krijon jo shpresë po acarim që përcillet me dëshprim dhe jo vetëm.
BE-ja po na kërkon vendosmërisht dhe, ate me peshë mendore pra racionale, që të jemi shumë aktiv në zbatimin e programeve të tyre, që janë për të mirën tonë, pra të shteteve që synojnë integrimin në BE.
Veprimet e mençura triumfojnë. Po pra, por jo pa e fut në funksion inteligjencën shkencore të rinisë shqiptare edhe të diasporës tonë shumë të fuqishme.
Thjesht thënë: inteligjenca e rinisë tonë profesionale dhe teknologjia e përsosur shkencore mund të ofrojë shumë më tepër se vetëm disa risi që mund dhe duhet të plotësojnë dhe përmirësojnë proceset politike dhe politikat e integrimit. Këto dhe jo vetëm, janë shumë ide se si meçuria profesionale sot, ajo pra racionalja, mund të sjellë përfitime jo vetëm në kontekstin e integrimit në BE dhe përmirësimit të politikave demokratike, por në gati të gjitha segmenet e jetës, me të cilat duhet të zhvillohemi e integrohemi.
Gjithësesi që përdorimi i profesionalizmit shkencorë për politika dhe ekonomi shumë më efikase, ndikojnë drejtëpërderejti edhe tek politikanët që të binden se përdorimi praktik i kësaj mençurie ndihmon tejmase për të analizuar jo vetëm të dhënat politike por njëkohësisht edhe të dhënat e detajuara ekonomike dhe gjithësociale dhe ate pa humbur kohë, pra të gjitha në një kohë krejtësisht reale, me te ecim njëkohësisht edhe duke identifikuar të gjitha sfidat por dhe mundësitë e reja që janë të domosdoshme për zhvillim konkret. Kjo mund të ndihmojë në hartimin e politikave më të mirë-informuara dhe të drejtuara drejt rezultateve konkrete për qytetarët e Komunave të Dy Republikave Shqiptare dhe jo vetëm, me kusht që seriozisht të synojn integrimet në BE.
Realoptimizimi i proceseve të harmonizimit me standardet e BE-së, mund dhe duhet të automatizojënë gjitha proceset e monitorimit por dhe të vlerësimit të përmbushjes së kritereve të integrimit në BE. Sistemet e avancuara të analizës mund të gjurmojnë dhe vlerësojnë nëse vendet janë në linjë me kërkesat për normat dhe standardet e BE-së, duke përshpejtuar procesin e integrimit. Mos respektimi, nga politikajt, i kësaj mençurie profesionale krejtësisht brilante, është sjellje koti në rrethin ciklik, rezultati zero.
Vlerë mbi vlerat s’ka si mos të jetë komunikimi i mençur. Pra, kërkohet pa vonesa përmirësimi i shpejtë dhe cilësor i komunikimit së pari me qytetarët tanë sepse kjo është një domosdoshmëri e pa alternativë. Politikanët mund të përdorin saktësinë e shkencës supermoderne për të krijuar platforma interaktive4 por edhe forma të reja mësim
organizimi që kanë aty edhe stimulim5 që përfshijnë qytetarët në mënyrë më efektive në proceset vendimmarrëse. Për shembull, aplikacionet e mençura dhe shumë të mençura mund të ndihmojnë në përhapjen e informacioneve dhe marrjen e reagimeve të qytetarëve, duke rritur transparencën dhe përfshirjen në qeverisje.
Natyrisht, me kohë, pra pa vonesa, dhe me vendosmëriu duhet luftimi i dezinformimit dhe njëkohësisht sigurimi i informacionit të saktë. Shkencë kjo, e cila praktikoisht mund të ndihmojë në identifikimin dhe luftimin e dezinformimit kurdo dhe ngado që vjen, në fakt kjo është një çështje kritike për demokracitë moderne. Mençuria shkencore tashmë ka avancuar dhe natyrisht mund të “skanojnë dhe verifikojnë”6 përmbajtjet mediatike, duke identifikuar lajmet e rreme dhe promovuar informacionin e besueshëm që ndihmon qytetarët të bëjnë zgjedhje të informuara sak dhe në kohën e duhur.
Pa konkurencë korrekte po thuaj se mbetemi aty ku jemi, pa ndonjë përparim që ja vlenë. Prandaj, nga kjo na del se, nxitja e inovacionit për të rritur konkurrencën është prioritet i vërtetë. Zhvillimi teknologjik dhe aplikimi me kohë në sektorët ekonomikë si industria, bujqësia dhe financat mund të përshpejtojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të rrisin konkurrencën jo vetëm lokale po edhe ate globale. Politikanët që prinë në shoqërinë shqiptare, pra në Dy Shtetet Shqiptare dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët në trojet e veta, këtu edhe diaspora shkencore dhe ajo financiare, mund të përdorin këto zhvillime për të përmirësuar kapacitetin e vendit për t’u integruar në tregjet lokale, rajonale dhe gjithësi në tregjet e vërteta evropiane, me theks të veçantë me Zvicrën shumë të Zhvilluar, sepse lidhjet me Zvicrën bëjnë që portat e BE-së të jenë të hapura për ne. Ky dhe udhëzimet tjera që dolën më lartr e dalin nga shkenca moderne si përmbledhje, luan dhe mund të luajë një rol tepër të rëndësishëm në përshpejtimin e procesit të integrimit, duke ofruar zgjidhje inteligjente pra shkencore për sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore që vendet tona sot po përballen gjatë rrugës drejt BE-së.
Politika që i ka politikanët e mençur duhet të përqendrohen me tërë kapacitetin e tyre në politikat e integrimit të vlerave demokratike perëndimore. Ky proces kërkon pragmatizëm racional dhe veprime të përgjegjshme, duke u përqendruar në sektorë kyç si tregtia e lirë, lëvizja e lirë e kapitalit dhe njerëzve, zhvillimi i industrisë dhe bujqësisë, si dhe politikat mjedisore, që mbeten të dobëta në shumë vende që po pretendojnë BE-në.
Natyrisht, plotësim gjenial ishte, veçanarsht është tani, në përdorimin i inteligjencës së rinisë shkencore në lëmit profesionale përkatëse që mund të ndihmojë në përshpejtimin e këtij integrimi aq të dëshirueshëm në fakt jetikë, duke analizuar të dhënat dhe duke vepruar në kohë reale pra duke ofruar zgjidhje të drejtuara për çdo sektor. Mençuria mund të optimizojë tregjet financiare dhe proceset e zhvillimit ekonomik, duke përmirësuar politikat për tregti të lirë dhe duke garantuar që reformat të përputhen me standardet e BE-së. Me këso veprimesh, politikanët mund të marrin vendime më të mirë-informuara dhe efektive, që të arrijnë barazinë e dëshiruar ekonomike dhe sociale, pa të cilat nuk pranon askend BE-ja.
Është thënë për të satën herë se, pa një barazi të arsyeshme në pasuri dhe zhvillim, integrimi në BE mbetet sfidë. Korrektësia edhe mund të ndihmojë në përshpejtimin po edhe monitorimin e përputhshmërisë me kërkesat e BE-së, duke përshpejtuar harmonizimin e normave dhe standardeve, pa të cilat BE-ja nuk na pranon as si turistë. Po u kuptua drejtë, kjo si dhe lufta e pakompromis kundër korrupsionit, korrupsion ky që ka grry e po i grrynë keq dy Republikat Shqiptare, nuk ka ndihmë nga askush, pra nuk do të na ndihmojn as në përmirësimin e efikasiteteve politike dhe shoqërore, si dhe në rritjen e konkurencave ekonomike, që jan kushte të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
Në vend të rezymimit:
Thjesht: ka ende shumë punë për t’u bërë.
Po, sepse, gjithë politikanët e mençur duhet të përqendrohen me tërë kapacitetin e tyre në politikat e integrimit të vlerave demokratike perëndimore, duke ndjekur pragmatizmin racional dhe vepruar në mënyrë të përgjegjshme në çdo sektor, nga ekonomia e tregut të lirë, lëvizshmëria e kapitalit dhe njerëzve, deri te përmirësimi i politikave mjedisore dhe financiare. Një barazi e arsyeshme në pasuri dhe zhvillim është thelbësore për të qenë të pranuar si partnerë të barabartë në Bashkimin Evropian (BE).
Mençuria politike duhet të ndjek rrugët e sigurta të “politikave integruese,» duke mësuar nga përvojat e demokracive perëndimore si BE, SHBA dhe veçanarisht nga Zvicra. Integrimi me BE-në nuk duhet të shihet nga periferia, por duhet të veprohet me urgjencë për të arritur barazinë në çdo aspekt të jetës, duke përfituar nga avancimet në teknologji dhe shkencë. Suksesi në këtë rrugë kërkon guxim dhe mençuri për të kapërcyer barrierat dhe për të ndërtuar një kohezion të qëndrueshëm ekonomik e social.
Në shoqërinë shqiptare përgjithësisht, ekziston dëshira për integrim, por suksesi nuk mund të arrihet nëse përparësitë politike mbeten të përqendruara në një parti apo grup të vetëm. BE, Zvicëra dhe SHBA, po na kërkon me ngulm unifikimin tonë, bashkëpunim dhe vendosmëri për zbatimin e programeve që çojnë drejt integrimit.
Veprimet e mençura, lufta kundër korrupsioni, lufta kundër varfërisë, luftë për barazi, arsim të reformuar sipas modelit dualist Zvicëran, dhe bashkëpunimet janë Çelësi për triumfin dhe arritjen e integrimit të plotë të Dy Republikave Shqiptare, në BE dhe NATO.
Muhen, 09.09.2025
______________
- (ref.”https://www.unitir.edu.al””)
*(ref. “enciklopedia e lirë) Pjesërisht, cit., Willy N.:“Energjia Ndjek mendimin”)
*, ** (ref. “https//sq.wikpadia.org Deklarata e 9 Majt) - “Sui generis” (ref. Das I Grose llustrierte Lexikon von A-Z, 1976, D; f.846): origjina gjuhësore: latinisht. Në shqip: i një lloji të veçantë)
- (ref. “Programi gjithpërfshirës i BE-së)
- Interaktiv (ref.“Das Grose Lexikon von A-z, 1976, D; f.382): Origj. Gjuhësore, latinisht); Ndërveprim. Gjenja e pjesmarrjes aktive të të gjithë astyre që përfshihen në një sistem, terminologji si në shkencat sociale ashtu edhe në lidhje me mediat e reja)
- (ref. Enc.lirë)
- (ref. https//palau.gogle.com>st.)



















