Thoti
Thoti ishte njeri e gjeni i zoti,
Ishte Pellazgë-Ilir
Që shkrepi e shndriti si dielli e qielli i kaltër,
me rrezet e tija, ishte zjarr si baroti.
Ishte njeri e gjeni, i farës tonë;
Fara jonë e farës borë,
Që ruhej e përcillej dorë më dorë…
Më pastaj gjeniu jonë, Xhuzepe Katapano,
që me t’ lartin
përkushtim;
punoi mbi dyzet vjet studim…
Aferim!
Alfabeti fonetik egjiptian; dhe hulumtimi e zbulimi;
Ishte bërë nga francezi Shampolini.
E shkruar herët në hieroglifë
E deshifruar, nga arbëreshi ynë, Xh. Katapano
s’i Ati i parë që diti e stolisi krejt n’ kadife
zbuluesit ishin “fatlum“ dhe gjetës:
Në Egjipt, te guri i quajtur “Guri i Rozetës”.
“Këto mite e legjenda janë fosile të historisë,
kujtesa kolektive e njerëzisë;
Dhe, jo përherë përralla, apo pjellë e fantazisë”.
Ndër shumë shekuj, dorë pas dore…
Ju që dashuroni e jeni dashnor
Me kësula t’ bardhë e vello t’ hollë
Ju që duheni me njëri- tjetrin dhe bëheni kurorë…
Kjo ishte herët, para Krishtit,
mbi dymbëdhjetë mijë vjet e vjetër
Ishte më e mira hyjneshë në fron e princeshë në dukje
vizatim e hijeshi në dukje, n’ hiro glifë n’ letër
Ishte e çiltër, e dëlirë dhe bukur si qelibar
Ndër popujt tjerë, ndër shekuj ishte më e parë!



















