Vizita gëzimi e dëshpërimi në shtëpinë ku banoi Gjergj Fishta

Gjatë rrugëtimeve, vizitova tri-katër herë shtëpinë ku jetoi për disa vjet i madhi At Gjergj Fishta. Pos familjarisht, isha edhe me kolegë e poetë nga mërgata. Mbeta sa i kënaqur, aq i zhgënjyer: që pashë shtëpinë ku jetoi kolosi i atdhetarisë e poezisë dhe i zhgënjyer se në shtëpinë ku jetoi Homeri i shqiptarisë, as sorrat nuk mund të jetojnë Pata mësuar se shtëpia ishte e shpallur në vitin 2008 monument kulture dhe se një projekt ka qenë i miratuar nga Ministria e Kulturës e dy janë ofruar nga shqiptarë të Kosovës. Por pos një busti që është ngrit nga Selatin Novosella, asgjë nuk është bërë më tepër.

Pa hy në rrethana dua të përkujtoi një dukuri që bie në sy, se shtëpitë e kolosëve që bënë shumë për Shqipëri ( vëllezërit Frashëri, Fishta e Noli), për ta gjegjësisht , shtëpitë dhe vendi ju jetuan, shteti bëri shumë pak apo aspak për ta!  Shtëpia në Fishtë edhe ashtu tërheq vizitorë nga edhe disa imazhe me miq e kolegë, bashkë me një foto nga statuja e Fishtës në Lezhë. Ndërkohë pas vizitave që kemi pas shtëpia është rinovuar dhe nga mbikëqyrësit e saj bëhet apel që të pasurohet me botime të vjetra nga koha e rilindësve dhe e Fishtës , por edhe më vonë. Por krahas renovimit të objektit është dashur të rregullohet edhe rrethinat, sidomos pjesa e poshtme e oborrit që të pastrohet nga mbeturinat!  

   °Pamje nga shtëpia ku ka banuar Fishta

  • Pllaka në shtëpinë e banuar nga Fishta
  • Shtëpia që pret një projekt të ri
  • Me poetët Fran Tanushi e Mentor Thaqi
  • Me Blerim Shabanin, Osman Osmanin dhe Skënder Hajdarin
  • Shtëpia pas renovimi
  • Disa nga botimet në shtëpi pas renovimit