Mirëmëngjes Kosovë shtrirë në zgavrat e ftohtë të një kodre gjigande me gjymtyrët e tua të atrofizuar, me ballin e rrudhur nga vuajtja e shekujve ulur në hijen bujare e mikpritëse të një lisi të vjetër, po aq sa të Dodonës ku dy bërryla rrënjësh antropiko dalin nga kozmo; njëra shqiptare, disi e moshuar me sy të mëdhenj të zinj, e përulur, nën shaminë e madhe e të coptuar,tjetra Ti Dardania, e thatë, e tkurrur, po me një vështrim si Drini i Bardhë, gri i çeliktë, e butësisht e ashpër, stoike si Lacoonte, prej gjarprinjëve të gjarprinjëve reziton në truallin tënd autokton. Në ato troje që historia rrëfen u lind Pirroja, Aleksandri, Skënderbeu
Shkruan Dr. Ornela Radovicka
Sot ditën e pavarësisë nuk duhet të harrojmë simbolet e rezistencës kombëtare dhe kontributin e heronjve, si: Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Azem Bejtës e Shotë Galicës, Shaban Polluzhës, Ahmet Delisë, Afrim Zhitisë e Nuhi Berishës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Luan Haradinajt, Adrian Krasniqit, Edmond Hoxhës, Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut, Xhevë e Fehmi Lladrovcit, Agim Ramadani, komandantit Adem Jashari e familjes së tij, e mijëra heronjve dhe dëshmorëve të tjerë.
Nuk duhet harruar gjakun e baballarëve, nënave, vëllezërve dhe motrave që u vranë, masakruan dhe terrorizuan nga ushtria dhe policia serbe në masakrën e Izbicës, Rezallës, Reçakut, Lybeniqit, Qyshkut, Studimes, Pastaselit, Krushës së Madhe, Burgun e Dubravës, dhe mijëra martirëve të tjerë.
Nuk duhen harruar eshtrat e pleqve, grave, të rinjve dhe fëmijëve të zhdukur të Mejës, Krushës, Lybeniqit, Gjakovës, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Klinës, Dubravës,
Nuk duhen harruar 1600 trupa të pagjetur të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Nuk duhen harruar vuajtjet e dënimeve në burgjet jugosllave të patriotëve shqiptarë, të rinisë së Kosovës dhe lëvizjeve të brezit të 1968, 1981 dhe 1997.
Nuk duhen harruar roli dhe kontributi i mësuesve, sidomos të atyreve gjatë viteve të ’90-ta, të cilët nën masa të dhunshme mbanin gjallë pa asnjë qindarkë mësimin shqip në shtëpi, në shkolla, duke edukuar gjenerata të tëra në kushtet më mizore
Nuk duhen harruar marshi i grave me bukë në dorë nga Prishtina për në Drenicë me thirrjen “Bukë për Drenicën”!
Nuk duhen harruar mërgata anë e mbanë globit, të cilët u dërgonin mbështetën me materiale familjet të tyre në Kosovë, duke i mbajtur gjallë të afërmit e tyre, duke ndarë emocionet me ta, gëzimin dhe hihërimin, tragjedinë dhe fitoren.
Nuk duhen harruar ato nëna dhe gra të cilët me burrat e tyre të cilat kishin marrë rrugët e mërgimit dhe mjaftoi vetëm thirrja për pavarsi, e lanë rehatin dhe mirëqenien e vendeve te Europës së zhvilluar. Rrokën armët dhe dhanë jetën.
Shumë gra ngelën vetem dhe rritën fëmijët e tyre në dhe të huaj…
Nuk duhen harruar edhe ato familje shqiptare që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe mblodhën në gji fëmijët e vëllezërve të tyre.
Në këtë ditë sot nuk duhen harruar edhe Arbëreshët kongresmeni Josef Diogardi qe dha nje ndihmese te pashlueshme se bashku me gruan e tij,per ceshtjen e Kosoves por edhe arbereshi i Kalabrise Antonio Bellusci i cili nuk u kursye asnjehere, duke e mbeshtetur si me forcat e shpirtit te tij por edhe me mbeshtetje ekonomike.
Guximi zotit Bellusci ishte se ai me artikujt e tij te revista Lidhja 199 mbajti nje qendrim te ashpet e te presre ndaj Serbise.
Pa hezituar ne ato vite e quajti njé Genocid si ai i Auschwitzi!
Cuditëria qëndron se populli shqiptar më i hershëm në Europë, qëndron jashtë të ashtuquajtur Europë, edhe pse pjesë e kontinetit të Europës
Dhe paradoksi i ketij populli shqipatar, vellezer te njejtit gjak ka dy festa të pavarësisë;
Ajo e shpallur në Vlorë në 28 Nëntor 1912 dhe të Kosovës të shpallur në Prishtinë në 17 Shkurt 2008 .
Mendoj se diçka tjetër nuk shkon ne qendrimin e Europes;
Se Serbia që ka kryer krime ka shkaktuar luftë, dhunë, terror dhe dëme si e në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, pa asnjë pengesë liberalizohet dhe është kandidat për integrim në BE(?!!)
Por, mjaftojmë të rikujtojmë botës se sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të 22 korrikut 2010, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur as ligjin e përgjithshëm ndërkombëtar dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-
Eh, kjo Europë, dhelpër plak, plot me paradokse., por sot le të harrojmë një moment atë dhe Serbinë, dhe të ngrejmë sytë drejt horizontit dhe qiellit, atje ku shumë Yje u ngjiteshin në qiell me frymën e tyre të fundit duke psherëtirë “Kosova e Lirë” dhe mos të harrojmë kurrë se dikush për lirinë që gëzojmë dikush ka dhënë jetën.
Të përjetshëme këto yje, e Përjetshme Dardani!
Gëzuar festën e bukura Dardani!
Teksti dhe fotot pergatitur
Ornela Radovicka
Qendra albanologjike, prane biblioteca A Bellusci
Frascineto/Cozenza
(Fotot nga një takim në Nju Jork , të figurave eminente nga trojet shqiptare e mërgata, në mbështetje të çështjes së Kosovës )
























