Viktimat e dhunës seksuale në Kosovë kërkojnë drejtësi

Kohëve të fundit, është riaktulizuar cështja e grave të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë dhe në pah kanë filluar të dalin plotë dëshmi që e vërtetojnë që një mizori e tillë ka ndodhur. Mbi 20,000 gra e vajza të reja shqiptare u dhunuann nnga kriminelët serb, e në mesin e tyre kishte edhe të mitura, që nuk arritën ti mbijetonin dhunimeve shtazore të tyre dhe ndërruan jetë.

Por, edhepse kanë kaluar 20 vjetë qysh nga dalja nga lufta, Kosova nuk është se ka bërë shumë për këtë kategori të luftës, të cilët kanë pasur gjithmonë shumë nevojë nga shteti për të arritur sadopak të mundoheshin të jetonin një jetë normale.

Lidhur me këtë, Qendra Kosovare për Rehabilimitin e të Mbijetuarve të Torturës, ka realizuar një anketë ku vet viktimat kanë marrë pjesë, ndërsa elementi kyc që ato kanë kërkuar ka qenë kryerësit e veprave të ndëshkohen.

Në anketën “Hulumtimi i opinionit të qytetarëve të Kosovës në lidhje me stigmën rreth dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë” , përveq viktimave janë përgjigjur edhe një numër i qytetarëve, të cilët kanë thënë se viktimat e dhunës në Kosovë nuk përkrahen dhe paragjykimi ndaj tyre vazhdon.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se po mundohen që bashkë me institucionet të fuqizojnë viktimat, duke larguar kështu stigmën dhe të gjitha paragjykimet që u bëhen.

Për viktimat, drejtësia është me e rëndësishme se çdo veprim tjetër që mund të ndërmerret në çështjen e tyre.

Nga hulumtimi ka dalë se 60 përqind e viktimave e ndjejnë vetëm me më shumë vetëbesim dhe janë përgatitur për procedurat e aplikimit për njohjen e statusit, pa u frikësuar nga komuniteti.

Qëllimi i hulumtimit ka qenë analizimi i nivelit të vetëdijes së popullatës së Kosovës dhe njohurive që i kanë për gjendjen aktuale te të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe cilat janë nevojat e tyre.

Hulumtimi ka përfshirë shtatë rajone, dhe periudhën janar-mars 2019, me 164 respodentë, dhe është ndarë në dy pjesë, hulumtues të kontraktuar në KRCT  që kanë zhvilluar intervista me qytetarë , dhe ekipi për rehabilitimin e të mbijetuarve i cili ka zhvilluar intervista me të mbijetuarat.