Festivali “Kosovarja këndon ” nga mbrëmë triumfalisht shkeli në gjysmëshekullin e dytë!

 

Tashmë edhe qyteti i Ferizajt njëri pas tjetrit po i shënon jubiletë e një renesance 50- vjeçare kulturore, derisa AKV “Kastrotët” shënoi 55 vjetorin e rritës, një manifestin tjetë unik i lindur po në këtë qytet 50 vjet më parë: Festivali “Kosovarja këndon”, e ku krahas fitueses së parë Sadije Çarkaxhiu, ishte edhe fituesja e 50-të me radhë, Lumturie Shabani, një super ylli për moshën e saj, çmim këtë të cilin ia dorëzoi kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nën patronatin e të cilit edhe u mbajt ky përvjetor jubilar 

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Për mua që kisha përcjell festivalin e parë në Ferizaj, këtu e 50 vite më parë, që shkuan aq shpejtë (!), përcjellja e finales së këtij manifestim tradicional që lindi në qytetin e Ferizajt, në saje të angazhimit të pashoq të ish-drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Hivzi Sylejmani”, Shukri Hoxhës.

Në vitet e pra ky festival ishte tre ditor dhe në te merrnin pjesë zakonisht 50- 100 soliste, nga të cilat thuaja se një treta arrinin në mbrëmjen finale dhe zakonisht zhvillohej në Pallatin e sporteve në Ferizaj, ku ndiqej nga 2-3 mijë vetash. Ndërsa si edhe mbrëmë (kësaj radhe me disa përforcime) nga ansambli i “Kastrotëve” dhe në përgatitje artistike të maestros Fahri Beqiri, i cili tash na mungon, por që kujtohet nga ferizajasit me shumë pietet për kontributin e dhënë si në ngritjen artistike të festivalit ashtu edhe të vet orkestrës së “Kastriotëve”.  Ndryshimi tjetër ishte se vajzat e para që erdhën në festival nuk e kishin luksin e solisteve të mbrëmshme, për një veshje kaq elegante, e as fatin që të ndjekin akademi arti apo shkollim të zërit të tyre.

Por ti kthehem mbrëmjes së festivalit që u mbajt në Teatrin e Qytetit “Adriana” , e që filloi  madje edhe pa një fjalë rasti, rezyme, me përjashtim të një dokumentari në fund të realizuar shumë vite më parë, e ku defiluan 18 soliste nga anë të ndryshme të Kosova. Filloi me një këngë nga finalistja e vjetme dhe vazhdoi me prezantimin e moderueses  së talentuar Gresa R.Gashi. Pos autoriteteve komunale, në këtë festival me karakter republikan, nuk u pa askush nga radhët e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, për çka edhe nuk mund ti fajësojmë nëse nuk kanë marr thirrje nga organizatori.

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore, që nga mbrëmë shkeli në gjysmëshekullin e dytë  u mbajt nën patronimin e kryetarit të Komunës, Agim Aliu, i cili pasi përshëndeti të pranishmit ndau çmimin e parë, të shpallur nga juria për solisten, Lumturie Shabani, e cila edhe fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Këngës Popullore “Kosovarja Këndon”.

Juria e festivalit e përbërë nga Elife Podvorica, profesoreshë e Akademisë së Muzikës, Sami Piraj, kritik në fushën e muzikës, si dhe Bardhyl Abazi, pedagog muzikor, çmimin e dytë Rina Kurteshit, ndërsa të tretin Anesa Bunjakut. Fituesja e festivalit të parë Sadije Çarkaxhiu, pati fatin, që në këtë manifestim jubilar të ndajë çmimin “Nexhmie Pagarusha”, e që këtë çmim e fitoi solistja e re Alma Haxhiu. Edhe kësaj radhe pati një çmim nga ana e Klubit të Gazetarëve “Haki Braha”, që ndau çmimin special “Skender Idrizi”, për solisten Orgesa Kqiku. Me një mirënjohje postmortum u nderua edhe njëri nga ish-emblemat e kulturës ferizajase që njihet për kontributin e jashtëzakonshëm në mbijetesën e këtij festivali, Hivzi Fazliu. Mirënjohje për kontributin shumëvjeçar ndërvite në këtë festival iu nda Osman Berishës.  Me mirënjohje u nderuan gjitha solistet, të cilat ua ndau deputeti Elmi Reçica. Në kuadër të Festës së Flamurit në galerinë e arteve, fotografi Eqrem Ejupi hapi një ekspozitë me foto nga kremtimi 100 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë.