Mbrëmje Komemorative për Z. Victor Ruffy

Victor Ruffy

Më 20 mars 2017, e hënë, në ora 18h00 në Universitetin e Lozanës (IDHEAP), organizojmë mbrëmje komemorative në Nderim të Z. Victor Ruffy. 

Më 19 mars 2016, u nda nga jeta Z. Victor Ruffy, ish-Kryetar i Parlamentit Zviceran.

Z. Victor Ruffy ka qenë Kryetar i Parlamentit Zviceran në vitin 1990. 

Z. Ruffy  vite me radhë e ka kryesuar delegacionin zviceran pranë Këshillit të Evropës.  

Z. Ruffy, po ashtu, vite të tëra ishte drejtues i Komisionit të Parlamentit të Zvicrës për Marrëdhënie me Jashtë.

Z. Victor Ruffy rrjedh nga një familje me traditë të veçantë politike: stërgjyshi i tij, Victor Ruffy (nga ai e trashëgoi emrin), ishte Këshilltar Federal dhe zv. President i Zvicrës, ndërsa gjyshi i tij, Eugène Ruffy ishte këshilltar federal dhe President i Konfederatës Zvicerane. 

Z. Ruffy ishte edhe kryesues i vëzhguesve të zgjedhjeve të para demokratike në Kosovë në vitin 2001. 

Z. Ruffy ishte edhe një nga kryesuesit e vëzhguesve të zgjedhjeve të para demokratike në Shqipëri. 

Z. Ruffy ka ngritur çështjen e Kosovës  në Parlamentin e Zvicrës që në vitin 1994.

Z. Victor Ruffy ishte një nga themeluesit e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare (ISEAL). 

Z. Ruffy ka përkrahur  hyrjen e Shqipërisë në Këshillin e Evropës .

Z. Ruffy ishte themelues i fondacionit Eurobibus, urë e bashkëpunimit në mes të Shqipërisë e Zvicrës.

Shpresoj se më 20 mars 2017 do të jeni të pranishëm në Nderim të Z. Victor Ruffy. 

Për shkaqe të organizimit, për të marrë pjesë në këtë mbrëmje, duhet të bëhët regjistrimi paraprak deri më 15 mars 2017 në adresën mail: info@iseal.ch  Mjafton të dërgoni emrin dhe mbiemrin tuaj në mail. 

Përshëndetjet më të mira.

 Driton Kajtazi 
Mësimdhënës në Kolegjin Léon-Michaud

Drejtor i ISEAL-it

www.iseal.ch