Pasqyra ime
Në pasqyrë shkoj çdo ditë sapo ngrihem,
e shoh fytyrën time ashtu siç është vërtet,
herë e lodhur, herë me ëndrra e kujtime,
me gjurmë që s’duken, por thellë rrinë qetë.
S’kërkoj të jem tjetër, as më e re..
si manekinet që rrinë në rafte e vitrina,
dua të jem vetja, ashtu si jam sot,
me vlera të pastra, pa maska fallcina.
Duke e parë veten drejt e në sy..
i them butë, „Mos ndrysho, mos ki frikë”..
se bukuria më e madhe në këtë jetë,
është të mbetesh i thjeshtë, i drejtë e njeri…
Kur kthehem në Vlorë
Kur kthehem në Vlorë, më thërret zëri i detit,
më njeh nga hapat, nga malli që mbaj..
më pret si dikur kur bregut shëtisja,
mes kripës e dallgëve ku shpirtin e lashë.
Më flet me shkumën e bardhë mbi gurë,
si një varg i sinqertë që s’di të gënjejë..
më lag qepallat me ngjyrën e kaltër,
dhe ëndrrat në valë m’i kthen e m’i sjell.
Më rrëfen për vitet që ikën si era,
për gjurmët që lija mbi rërën e nxehtë..
për emrin që shkrova dikur mbi një shkëmb
dhe guackat që ruaja si thesar të vërtetë…
Me shkallë drejt hënës
Të pretendosh të kapësh hënën me shkallë..
do të thotë të mos pranosh kufijtë e frikës..
edhe kur rruga të lodh e ti sfidon veten..
duke shpresuar ta matësh shpirtin me peshën e dritës…



















