Veprim simbolik në konsullatë

NJOFTIM PËR SHTYP: SHOQATA E STUDENTËVE SHIPTARË TË GJENEVËS

Duke u bazuar në deklaratën tonë, kemi ndërmarrë, të dielën më 17 janar 2021, një aksion simbolik para Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë.

Ky veprim synon të denoncojë mungesën e vullnetit politik nga ana e institucioneve tona për të lehtësuar pjesëmarrjen qytetare të diasporës. Të gjitha pengesat që ne parashtrojmë në njoftimin “Vota e Diasporës” janë vendosur për të parandaluar ushtrimin e së drejtës së votës.

Ky veprim merr kuptim në Konsullatë sepse është vendi që përfaqëson shtetin e Kosovës. Insistojmë në faktin se asnjë individ që punon në Konsullatë nuk është në shënjestër të këtij veprimi. Konsiderojmë se ky vend u përket qytetarëve të Kosovës dhe se zyrtarët e tij u shërbejnë njerëzve dhe jo e kundërta. Për më tepër, Shteti i Kosovës duhet të garantojë burimet njerëzore dhe financiare për t’i mundësuar Ambasadat dhe Konsullatat të kryejnë procesin zgjedhor.

Në këtë drejtim, simbolikisht ua lehtësojmë punën organeve tona shtetërore. Preferuam të transmetonim votat e diasporës në qese mbeturinash sepse besojmë se ky është fati i tyre.

ShSShGj

Linku të njoftimin tonë të mëparshëm : https://aeage.ch/vota-e-diaspores-ne-kosove/