Këndi i fëmijëve

Vogëlushët tanë në mërgatë përbëjnë dashurinë tonë më të madhe. Ata i takojmë në grupe lojërash, në çerdhe ose në klasat e ulëta të fillores; ose duke u dhënë manifestimeve një freski e gjallëri të veçantë. Në një manifestim të Shoqatës humanitare “Tearca”, në kantonin e Cyrihut, bëri që pika më tërheqëse të jetë momenti kur carrokëve iu ndanë abetare dhe libra në gjuhën amtare. Ishte kjo dhurata më e mirë që ua kishin sjellë nga vendlindja e prindërve. Përmes fotove po ua përcjellim sado pak atë atmosferë mbresëlënëse, që vetëm fëmijët din ta krijojnë.  Sepse ata me botën e tyre e bëjnë më relaksuese edhe botën e të rriturve.