Ministrja zvicerane e mbrojtjes, Viola Amherd, po viziton Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën. Qëllimi i vizitës, sipas komunikimit për media, është informimi mbi gjendjen e sigurisë në terren dhe roli i misioneve paqeruajtëse (KFOR) në Kosovë dhe EUFOR Althea në Bosnje-Hercegovinë.
Krahas vizitës së trupave zvicerane dhe shkëmbimit të mendimeve me komandantët e misioneve të NATO-s dhe BE-së, kreu i Departamentit të Mbrojtjes do të zhvilloj bisedime dypalëshe edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
“Promovimi ushtarak ndërkombëtar i paqes është një mision i Ushtrisë Zvicerane. Lufta në Ukrainë ka rritur më tej stabilitetin e brishtë në Ballkanin Perëndimor dhe gjendja e sigurisë është shqetësuese prej disa kohësh”, thuhet në komunikatën për media të departamentit zviceran të mbrojtjes dhe rikujton se Zvicra që nga vitit 1999 ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO me një kontingjent (Swisscoy). Në Bosnje dhe Hercegovinë, Zvicra është përfshirë në misionin EUFOR Althea të udhëhequr nga BE që nga viti 2004 me një maksimum prej 20 anëtarësh të ushtrisë.
Vizitë pune në Kosovë
Kreu i departamentit të mbrojtjes, ministrja Amherd, do të shkëmbejë mendime me kryeministrin Kurti për efektet e luftës në Ukrainë, zhvillimet aktuale në veri të Kosovës dhe situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Për rolin e KFOR-it dhe kontributin e Zvicrës, Ajo gjithashtu do të bisedojë edhe me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari. Ajo shfrytëzoi rastin për të vizituar një ekip ndërlidhës dhe monitorues të Swisscoy në veri të Mitrovicës.
Gjatë vizitës ajo shoqërohet nga anëtarë të komisioneve të politikës së sigurisë të të dy dhomave të parlamentit zviceran.