Ka vdekur në moshën 78-vjeçare, ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë radiotelevizioni zviceran, përcjell KlanKosova.tv.
Marty ka qenë prokuror dhe deputet në Dhomën e Kantoneve. Ai njihet për raportin që kishte dorëzuar në vitin 2010 në Këshillin e Evropës, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai me këtë raport kishte pretenduar në krime që janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ndër akuza ka qenë edhe se ata janë marrë me trafikim organesh.
Gjatë vitit e 2022 ai kishte thënë se është kërcënuar me jetë nga shërbimet inteligjente serbe, për çfarë ishte marrë në mbrojtje të shtetit zviceran.
Edhe gjatë 2023-ës ai kishte thënë se është kërcënuar por që më pastaj nuk ka qenë shteti duke u kujdesur për siguri të veçantë të tij, për cfarë edhe ishte ankuar.//Prointegra.ch//KlanKosova/.