Letërsia shqipe në diasporë dhe rëndësia e saj në ruajtjen e identitetit kombëtar

Ka vetëm një diasporë ajo është diaspora shqiptare

Kur shkruajmë për letërsinë shqiptare duhet së pari të bëjm një vështrim për vetë popullin tonë, vendlindjen dhe pjesën e tij më të madhe që jeton jashtë shteteve tona. Populli më i shpërndarë nëpër botë është populli shqiptar si të përndjekur dhe të përsekutuar me Diasporën më të madhe. Mjerisht ne jemi populli më i vuajtur, me një të kaluar të shtypjes dhe të ikjes nga represaljet që kufizohet gjithkund me trojet e veta. Sot flitet për dy shtete tona, por Diaspora është e përbashkët e cila na bashkon dhe asnjë herë nuk guxon të ndahet, ajo është shembëlltyrë e përkryer unikate.

Nga Prof. Izri Rexha

Neve nuk na ndan deri sot asnjë predikues i cilit do konfeksion që sheh ndryshe ëndërra, asnjë idealistë i çoroditur dhe i humbur, asnjë intelektual i shitur dhe i korruptuar, sepse ne kemi qenë përherë një qenje unike shqiptare dhe ashtu edhe do të mbetemi. Dhe këtë falë letërsisë dhe gjuhës që ishin dhe janë esenca e të qenurit kombë. Diaspora dhe letërsia e përbashkët janë shpirti esencial që na mban gjallë, na zhvillon, ditë e për ditë, ne ndiejmë se jemi më unik dhe më të bashkuar, ne shohim se jemi ditë e për ditë më të përparuar. Ne shohim edhe më tutje ëndërra në gjuhën shqipe dhe jetojmë me përkujtimet e vendit të shenjtë në shtetin shqiptar, aty ku u krijua shteti i Arbërit nga i madhi Skendërbe.

Të kujtojmë se poemat, dramat dhe prozat e poetëve të arbëreshëve të Italisë me Jeronim de Raden që shkroi më shumë italisht se sa në gjuhën shqipe, Zef Seremben me jetën prej emigranti me “Poezitë italiane” në dy gjuhë, arbneshët dalmatin si motivues të letërsisë së re, shkrimtarët Bektashgjinj me Naimin dhe Samiun që shkruan në shumë gjuhë orientale, Hoxha Hasna Tahasini që themeloi Universitetin e parë në Stamboll, duke vazhduar me shqiptarët në Egjiptë Andon Zako – Çajupin, mandej poetët dhe shoqatat kombëtare të themeluara në Rumeni si dhe në vendet tjera të Evropës duke thurur poema në të gjitha gjuhët e botës, dhe duke vajtuar vendlindjen e cila në çdo katërdhjetë vite ishte vend ku të huajtë dhunonin, masakronin, vrisnin, digjnin çdo gjë shqiptare.

Poetët dhe shkrimtarët i sillnin në vargje apo në prozë, në artikuj gazetash, në dokumente të shkruara dhe i bënin vepra, ashtu nga një vend i largët duke ndërgjegjësuar secilin qytetar të Evropës, Amerikës, apo Azisë për veprat makabre apo edhe për bukuritë dhe të mirat e vendit dhe popullit tonë. Në Diasporë, jo vetëm në letërsi por edhe në jetën e përditshme nuk ka diasporë të Kosovës dhe të Shqipërisë, ka vetëm një diasporë, ajo është shqiptare unike, vëllazërore dhe e pandashme e një gjen të përbashkët e një trungu me rrënjë të përbashkëta.

Lobimet e shkrimtarëve dhe poetëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Sot Diaspora jonë më re e gjejmë në të gjitha shtetet e Evropës, Gjermani, Francë, Britani e Madhe, Belgjikë, Suedi, Norvegji, Finlandë, Spanjë , Portugali dhe në shtete të tjera, por rolin më të veçantë përmbrojtjen e gjuhës shqipe kanë luajtur poetët dhe shkrimtarët e po ashtu emigrantët shqiptar në Amerikë dhe shtetet gjermanofolëse. Ata ishin dhe janë shtytësit kryesor të proçeseve tona kombëtare pa të cilit vendi i ynë do të ishte larg ësndërrës së lirisë. Lobimi i tyre duke filluar nga Gjegj Fishta, Faik Konica, Arshi Pipa e shumë të tjerë kanë ndikuar në format e organizimit që kanë arritur majet e shtetit amerikan, Kongresin dhe Senatin, që temat e vendlindjes sonë u debatuan, duke filluar nga dhuna dhe diktatura, Skënderbeu dhe Nënë Tereza, burgosja dhe vrasja, gjenocidi e spastrimi etnik e deri te marrëveshjet e mëdha politike, kulturore, shkencore, ushtarake, sportive, teknike, etj. Të gjitha ato nuk do të bëheshin vetëvetiu, pa poetët dhe shkrimtarët, artistët dhe shkenctarët, pa fjalen e lirë dhe investimin në mbrojtjen e gjuhës dhe etnitetit e kufijvë shqiptar.

Emigrantët nga trevat tona ishin qysh moti me përgatitje të ndryshme arsimore, kombëtare, intelektuale, kulturore apo ndonjë fushe tjetër, ashtu që vetëm poetët, shkrimtarët, mësuesit, aktivistët politik të shoqatave në Diasporë pa marrë parasysh se në cilin shtet ishin vendosur, ngrenin zërin e ndërgjegjës për një karakter të mirë, që secili nga ata të jenë shembull edukimi për bashkatdhetar, ishin zgjim i vlerave të mirëfillta që lenin një përshtypje tjetër te qytetarët ku jetonin. Profesionet që kryenin bashkëatdhetarët në përkryerjen e punës sa më mirë, tregonin disiplinen, respektin, nderin, traditen shpirtërore shqiptare për të bërë diçka të bukur. Nëse i analizojmë sjelljet e tyre para njëzet apo katërdhjetë viteve shohim se është krejtësisht një ndryshim kulturor i vetë anëtarëve të kombësisë tonë ku do që jetojnë në Evropë, po ashtu pasqyrohet edhe me avansimet në letërsi dhe rëndësinë që ka dhe kishte literatura dhe letërsia në mbrojtjen e gjuhës shqipe edhe nga ata shqiptar që nuk ishin letrar por zemra iu rrahte e iu rrah shqip.

Letërsia si vlerë kombëtare dhe preokupimi i shkrimtarit apo poetit.

Kur do njeriu të studion letërsinë shqiptare sheh se zanafillën e saj e ka në diasporë e cila hyn në thesarët më të çmuara të vlerave kombëtare si gurëthemel i shteteve tona, si pikënisje e ndërtimeve shtetërore, si kritikë e lirë me zbardhjen e ideve progresive pa idole të ndonjë politikani, si vlerë artistike krahasuese letrare, si njohje me artin dhe letërsinë moderne, si përkryerje e vetë artit shkencës dhe gjithë veprimtarive njerëzore paralel me zhvillimet e shkencës dhe teknikes. Nuk ka krijim më të përkryer se sa kur del vlera artistike nga shpirti. Ajo çfarë e preukupon çdo shkrimtar, poet, intelektual të mirëfillt në diasporë është si dallëndyshja e poetit Filip Shiroka “n Shypni shko pra fluturim, shko në Shkodër në gjytetin tim”! Aty e ngacmonte Filip Shiroken, Shqipëria dhe vendi që ka lerë, po aty do ti ngacmon të gjithë ata që emigruan e që merren me fjalën artistike.

Shkrimtarët e të gjitha trevave tona kanë qenë dhe janë zëri i vendlindjes, janë të pa komprimituar, pa parti politike, pa anim ndaj konfeksionit fetar, pa lakmi në poste karrieriste, pa mendime për pasuri materiale, të lidhur ngushtë me vendin ku kanë lindur i cili i përcjell si hija e tyre kah do që shkojnë. Ata dhe hija ecin paralel në çdo stinë, në çdo kohë, në çdo festë, në çdo furtunë, në çdo luftë, në çdo paqë apo në çdo ndryshim.Ata janë përbuzës të çdo gjëje që e shkatërron gjuhën, që e shkatërron traditen, që i cenon kufijtë e shtetit, që e përdhos flamurin, që e indoktrinon të riun, që i hedh poshtë zakonet e shqiptarit, që e neglizhon veshjen karakteristike të bardhë, të tirqve apo të plisit, apo që e poshtron të kaluaren dhe të tashmen tonë. Ata luftojnë të mbrojnë vetën e tyre si qenje njerëzore dhe duke e mbrojtur vetën e mbrojnë familjen, fshatin, qytetin, shtetin që u krijua me sakrificë dhe u derdh pa rreshtur ndër shekuj gjak.

Por ata janë vizionar dhe kritik së pari ndaj vet-vetit, mandej ndaj familjes, qytetit, dhe shtetit, sepse duan që qenja e tyre kombëtare të zë vendin e merituar në grupin e kombëve evropian dhe të dallohet kombi shqiptar për fisnikëri, kulturë, traditë mirëqenie, paqë dhe përparim.Të gjitha këto poetët, shkrimtarët, intelektualët e mirëfilltë dhe ekspertët e lëmive të ndryshme i shprehin në librat e tyre që idet të marrin hov dhe të jenë të gjalla. Shkrimtarët me literaturën e tyre e ruajnë gjuhën dhe identitein tonë, e kultivojnë atë dhe e zhvillojnë në një formë më të përkryer duke sjellur argumente të reja e zbukuruar me fjëlët më të përshtatshme që ky identitet kombëtar të mbijeton jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për të gjitha kombet e tjera të botës. Ismajl Kadare me zërin e tij jehonë në Francë ende vlen gati sa një akademi e shkencës dhe arteve, me mendime të prera plot vizon të qartë në vepra të përkthyer në shumë gjuhë të botës, edhe ai është tani diasporë, edhe shumë të tjerë me emër që kanë edhe te shtetet në të cilat kanë shti rrënjë.

Letërsia shqiptare e Diasporës ka sot rëndësinë e shumëfishtë kulturore në ruajtjen e identetit tonë kombëtar, që më shumë funksionon përmes shoqatave të ndryshme si psh. Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan; Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptar në Gjermani; Shoqata e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptar në Zvicër, Shoqatat e Shkrimtarëve në Suedi, e të tjera .

Ato kanë një përkushtim intelektual të lidhjes në mes të kulturave të vendeve ku poetët dhe shkrimtarët kanë emigruar me vendet tona amë Shqipërinë dhe Kosovën në ruajtjen e atdheut të dytë. Të shkruarit është një aktivitet personal që ka të nevojshme me të qenurit bashkë për të përsosur vlerat e përbashkëta, duke i përkthyer ato nga gjuhët tjera në gjuhën shqipe si dhe nga gjuha shqipe në gjuhet e vendit ku kanë emiruar.

Rrall herë janë shkrimtarët të pasur nga aspekti material. Duke i studjuar shkrimtarët në të kaluarën, shumica e shkrimtarëve me emër të njohur jetuan dhe vdiçën të varfër. Arsyeja është se shkrimtarët e mirëfilltë lënë shpirtin e tyre të jeton në vepra letrare dhe të pasurojnë letërsinë, të jetojnë edhe pas vdekjes, të jetojnë në qenjen e tyre kombëtare si një frymë që nuk prehet dhe shkon duke prekur shpirtin e të tjerëve.

Fjala e tyre e shprehur kumbon edhe pas njëqind vitesh, edhe pas shumë shekujsh dhe kombi merr formen e dëshirës së tyre të mbështetur në drejtësi, shkencë, teknikë, zbulime dhe standartë më të mirë. Pa poetët, shkrimtarët, artistët dhe krijuesit e diasporës letërsia shqiptare dhe gjuha shqipe është gjysmake dhe uroj që në të ardhmen të kemi bashkëpuniom sa më të mirë, pa intrese personale ashtu që gjuha shqipe të zë vendin që duhet të ketë në Evropë. E po ashtu ftoj të gjithë mësuesit e diasporës të jemi më komunikativ në mes veti, të bëjmë më shumë për popullin tonë e në veçanti ti kushtojmë një kaptin punës tonë , pra fëmiut, nxënësit dhe edukimit

Kush do të respekton kombin duhet të respekton fjalën e lirë të cilën më së miri e gjejmë te letërsia e shkrimtarëve, te mësuesit dhe krijuesit e lirë, te shkenctarët e diasporës./albswiss.com