Vajza nga komuna Skënderaj ka thyer rekordin e katërt në librin e rekordeve Guiness

Arbnora Fejza po lartëson emrin e Shqipërisë nëpër botë. Aktivistja ka arritur një rekord të ri në librin e rekordeve Guinness. Ajo ka krijuar një mozaik gjigant me flamurin shqiptar, duke përdorur letra origami. 

Vajza nga komuna Skënderaj ka thyer rekordin e katërt në librin e rekordeve Guiness. Asaj i janë dashur dhjetëra orë punë për të palosur në formë piramidale 120 mijë letrave origami, e për të formuar mozaikun prej 1.300 metrash katrorë. Mundi i saj është shpërblyer duke thyer rekordin Guinness. 

Arbnora ka bërë me dije se këtë vepër e ka bërë në shenjë nderimi të 111-vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar dhe ditëlindjes së Heroit të Kombit, komandantit legjendar, Adem Jashari. Ndërkohë 3 vite më parë, artistja Arbnora Fejza dha lajmin se Guinness World Records aprovoi rekordin për “Mozaikun më të madh origami”, që paraqet flamurin e Republikës së Kosovës.//Prointegra.ch//.TVnews//.