UJËVARA GIESSBACH, vend atraktiv për vizitorë

GIESSBACH – janë vargmale të cilat gjenden në Zvicër dhe konkretisht në Kantonin Bern, afër fshatit (dorf)dhe liqenit Brienz (Brienzersee). 

Në këto vargmale gjendet edhe ujëvara me të njëjtin emër GIESSBACH.

Burimi i kësaj ujëvarë gjendet në lartësinë mbidetare 2505 metra dhe përshkon një rrugë prej 9.4 km dhe derdhet në liqenin Brienz, i cili gjendet në lartësinë mbidetare 564 metra, pra dallimi prej burimit të ujëvarës dhe deri tek ujëvara e fundit është 1941 metra. Pastaj, nga dalja prej liqenit uji i kësaj ujëvare i bashkohet lumit Aare dhe ky lum pastaj bashkohet me lumit Reihn (Rin) dhe bashkarishtë derdhen në Detin e veriut (Nordsee).

Është një nga ujëvarat më atraktive dhe më të bukura të Zvicrës. Është e vizituar nga turistë të huaj dhe vendas. Karakteristikë e veçantë e kësaj ujëvare është ajo se nën një masiv shkëmbor është ndërtuar një urë për vizitorët nga ku mund ta prekni ramjen e ujit edhe me dorë, është përjetim që nuk harrohet lehtë.

Aty afër kësaj ujëvare gjendet edhe një Hotel luksoz nga ku mund të shihet, në njërën anë liqeni Brienz dhe në anën tjetër ujëvara Giessbah, pra është një vend përrallor. Hoteli është i ngritur në vitin 1879, nga një familje mbretërore franceze.

Nga fshati dhe liqeni Brienz deri tek hoteli dhe ujëvara shkohet me trenin i cili ngjitet me dhëmbëzorë. Edhe kjo ngjitje me tren është shumë panoramike.

Këtë përjetim për ProIntega.ch e kanë ndarë pasi i kanë shijuar këto pamje gazetari, publicisti, reporteri, eseisti Rexhep Rifati, Shenasi Aliu(autorë i këtyre pamjeve) dhe fotografi profesionist Afrim Nevzadi.

Prointegra.ch/