Kori i femrave “Lyra Zvicër”, sonte para publikut në Hora të Arbëresheve në Sicili  

Në saje të bashkëpunimit me ngulimet arbëreshe, sonte në qytezën me më rëndësi të veçantë shpirtërore e kulturore, Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), kori i femrave  “Lyra” me seli në Cyrih, shfaq program para komunitetit arbëresh. Ky kor që tash më ka fituar një popullaritet me punën e pandalshme 7 vjeçare, kësaj radhe përbëhet prej 14 anëtareve ,të cilat dje fluturuan nga Cyrihu për Palermo e prej andej sot  te Hora e Arbëreshëve ku edhe prezantohen në ora 21 me program të përzgjedhur me këngë të vjetra qytetare.

Këtë ngjarje të mirëpritur e paralajmëroi në faqen e Bashkisë së Horës, bashkiaku Z. Rosario Pettai cili potencoi se: “Edhe ky manifestim kulturor organizohet në kuadër të përvjetorit të Themelimit të Horës së Arbëresheve, Festivali Fondacionit 2023, në bashkëpunim me shoqatën Proloco Piana, sot me  8 shtator 2023, ora 21.00, performanca në Piana degli Albanesi nga grupi: “KORI I GRAVE LYRA”, në kishën Madonna Odigitria, Piazza Vittorio Emanuele, mos e humbisni rastin!», shkruan Kryetar i bashkiesë, Rosario Petta”.

Lidhur me këtë prezantim sot komunikova me drejtuesen e korit “Lyra”, zonjën Luljeta Fetahajn dhe kryetarin e shoqatës  Pro loco Piana, Giorgio Cuccia, të cilin edhe e falënderoj për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm të çdo organizimi apo shkuarje tonë në mesin e ngulimeve arbëreshe në Sicili.Nga kjo bisedë mora vesh se në mesin e motrave dhe vëllezërve arb¨resh të Horës mbretëron interesim i madh për prezantimin e Korit «Lyra» nga Zvicra.