
Ka filluar spektakli i Festivalit Europian të Këngës, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, ku të marten është mbajtur nata e parë e festivalit. Nata e festivalit u hapë me ish fituesen e vitit të kaluar, izraeliten Natta, e cila në skenë solli një version të ri të këngës fituese “ToY”, duke ndezur atmosferën, me të njejtin entuziazëm me të cilin edhe u përmbyll nata e parë.
Pesë shtetet të cilat kanë kaluar automatikisht në finale janë: Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Izraeli, ndërsa mbrëmë iu bashkuann edhe dhjetë të tjerë. Ata janë: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Cekia, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.
E vecanta e këtij edicioni të sivjetmë ishte transmetimi direkt në të gjitha kanalet shtetërore evropiane, ndërsa u ndoq drejtpërdrejt edhe në kanalet e SHBA-së, Australisë dhe Kinës, duke kapur kështu shifra rekord të shikueshmërisë të cilat kanë arritur në 200 milionë shikues.


















