TRUMCAKËT E NËNTORIT

TRUMCAKËT E NËNTORIT

Në parkingun e gjerë
Përpara një grumbulli
Varg e vijë dyqanesh
Në qytezën e mbipopulluar
Në një dru dekorativ
Me pak gjethe të kuqrremta
Nëpër rrema
Në këto çaste nate
Rrijnë dy trumcakë
Një erë e ftohtë
Herë-herë i rrëqeth
Cicërojnë e qajnë halle
Afrohen
Përqafohen
Hapin krahët
Dhe bëjnë
Shqiponjën me dy kokë
Simbolin tonë