Shqiptarët e Zvicrës prej viti në viti krahas se në fushat e tjera, së voni po arrijnë uksese gjithnjë e më të mëdha edhe në fushën politike dhe atë institucionale. Fakti se sot prizrenasja Ylfete Fanaj, përherë të parë theu akullin në Zvicër, duke u bërë ministrja e parë në Kantonin e Cyrihut, flet shumë për këtë arritje të brezit të ri në Zvicër.
Kjo zgjedhje përmes votës qytetare, ku krahas vendaseve votuan edhe shqiptarët e këtij kantoni me shtetësi zvicerane, bëri që ky lajmë të jehoi gëzueshëm në mbarë komunitetin tonë të madh dhe jashtë tij. Madje jehona e këtij triumfi të një të reje shqiptare të lindur në vitin 1982 në komunën e Prizrenit, bëri jehonë në mbarë diasporën por edhe në trojet shqiptare e sidomos në diasporë prej nga edhe erdhën urimet e para edhe nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, që shprehën kënaqësinë për këtë përzgjedhje shumë të merituar, kur duhet karriera e gjatë politike e Ylfete Fanajt, përkundër moshës së saj relativisht të re. Efekti tjetër pozitiv, se në nivel ministror të një kantoni kemi një ministre shqiptare gjë që kjo flet vetvetiu edhe për emancipimin politik të femrës sonë në mërgatë, krahas arritjeve elitare në fushën e muzikës e të sporteve, apo edhe të mjekësisë kur në Zvicër kemi me dhjetëra mjeke eminente shqiptare, ca nga to që drejtojnë edhe pavijone spitalesh apo edhe kanë hap ordinancat e tyre private. Me këtër ast Ylfete Fanajt, në emër të Redaksisë sonë i urojmë shumë suksese në postin e ri ministror. ( R. Rifati)
( Foto nga fb i Ylfete Fanajt)