Tribunali Ndërkombëtar i krimeve serbe në Kosovë, temë diskutimi në seancën e ardhshme të Kuvendit

Pas plot një muaji që Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur seancë të rregullt parlamentare, më në fund sot kryetari I Kuvendit Kadri Veseli, ka ftuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ku pritet të caktohet data e mbajtjes së një seance parlamentare, që ka të bëjë me Tribunalin Ndërkombëtar të Krimeve Serbe në Kosovë. Arsyeja e caktimit të kësaj date është procedimi i mëtejmë i jetësimit të kësaj cështje, që po konsiderohet si e një rëndësie mjaft të vecantë.

Në qoftë se seance caktohet të mbahet në orarin e rregulltë, të enjten, atëherë është bërë e ditur se gjatë seancës pritet të caktohet Komisioni Shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar për krimet serbe.

Ndërsa është thënë se gjithashtu do të diskutohen edhe propozimet për vendosjen e ditës së gjenocidit, muzeut të gjenocidit dhe memorialin e dëbimit.