Tre poezi nga Judita Dedi
Jam unë
Në fjalën që lind si dritë – jam unë,
Në errësirën që dridhet nga shpresa..
Në çdo shpirt që guxon e s’gënjen – jam unë,
Në të vërtetën që s’e prek harresa…
Në dashurinë që jep pa llogari – jam unë,
Në zemrën që di të digjet e falë..
Në dhimbjen që shndërrohet në këngë – jam unë,
Në zërin që s’ka frikë të ndalë..
Në forcën që lind nga plagët – jam unë,
Në brishtësinë që fsheh stuhí..
Në durimin që hesht e pret – jam unë,
Në shpërthimin që lind poezi…
Pas familjes, pas gjakut, pas fëmijëve – jam unë,
Pas muzikës, pas frymes që s’vdes..
Në çdo fillim e çdo fund që vjen – jam unë,
Në këtë jetë, e këtë univers…
Pasqyrimi i vetvetes
U ula mbi ujë – s’ish veçse pasqyrim,
ish pike që më preu në dysh me shikim,
Vetvetja nuk gjendet ajo krijohet..
Kur s’friksohesh te digjesh per tu kthyer ne drite..
E pashë veten – jo si mish, por si thirrje,
si britmë e heshtur që s’do mëshirë,
Në thellësi s’pashë fund, por fillim që vlon,
një zjarr që më gëlltiti, por më lindi sërish,
U përkula mbi qetësinë që fytyra reflektonte..,
sytë e mi në sytë e mi – dy humnera pa emër,
kush piu nga kush, kur shpirti etjen s’duronte?
U thye heshtja- e unë mbeta e njëjtë s’u bëra dot tjetër…
Me thirrë
Me thirrë erdha, nga thellësia e heshtjes,
Ku zëri i shpirtit thyен rrëqethjen e zymtësisë.
Nëpër labirintet e mendjes pa frikë lëviz,
E gjej veten e humbur, pa ty, sërish.
Çdo hije e errët më ngjall një ndjenjë,
Një dridhje të brendshme, një kërkim për ty.
Me thirrë erdha, edhe pse s’ka kthim tjetër,
Në këtë rrugë të mbyllur, ti je drita ime në përjetësi.


















