Tomasz Kamusella: “Ndihma” ruse për autokracinë në Kazakistan

 

Tomasz Kamusella, University of St Andrews, Britani e Madhe

Siria, Hongkongu, Bjellorusia dhe tani Kazakistani. Gjatë dhjetëvjeçarit që shkoi internacionalja e autokratëve i ka përsosur zgjedhjet e manipulueshme dhe shtypjen e disidencës demokratike.

Rusia e rishfaqur ka shkëlqyer në këtë fushë. Disa vëzhgues, megjithatë, vërejnë se paketa neoimperiale e Kremlinit mbështetet nga nacionalizmi etnolinguistik, ose ideologjia e ‘Botës Ruse’. Së bashku me këtë, shkon edhe shantazhi me naftën, imponimi nga Kremlini i alfabetit Cirilik dhe i gjuhës ruse në shtetet pas-sovjetike, duke synuar ndërtimin e një zone ruse të ndikimit. Kjo zonë neoimperiale është projektuar të përputhet me zonën e ish Bashkimit Sovjetik ose qoftë me ish Perandorinë Ruse.

Ofensiva ruse i përdor politikat gjuhësore dhe të alfabetit si pjesë dhe parcelë e strategjisë hibride të luftës, gjë që e zvogëlon nevojën e futjes së trupave dhe të të kryerjes së aneksimeve të drejtpërdrejta. A kanë ndërmend forcat ndërhyrëse ruse ta lënë Kazakistanin së shpejti?

Ndihma vëllazërore[1]

Në Kazakistan, më 1 janar 2022, u hoq tavani shtetëror për çmimin e gazit të lëngët. Nuk është për t’u habitur, ky çmim u rrit menjëherë 100 %, duke e goditur rëndë popullsinë e varfëruar, mu në mes të dimrit. Largësitë në Kazakistan janë të mëdha. Nga njëri skaj i vendit në tjetrin është si të shkosh nga Parisi në Moskë. Prandaj është thelbësor transporti i përballueshëm me mjete motorike. Si rezultat i rritjes drastike të çmimit, me 5 janar shpërthyen protesta në qytetet kryesore, që u bënë shpejt të dhunshme.

Në përgjigje të kërkesës për ndihmë nga presidenti i Kazakistanit, të nesërmen, Traktati i Sigurimit Kolektiv i udhëhequr nga Rusia (CSTO), që përfshin Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirkizstanin dhe Taxhikistanin, dërgoi forca të lëvizshme në vend.[2]

Ndërkohë, presidenti i Kazakistanit bisedoi me diktatorin e Bjellorusisë për përvojën e tij  në shtypjen e protestave të gjera në 2019, që kishin shpërthyer pas zgjedhjeve të manipuluara.[3]

Kryeministri rus Leonid Kalashnikov shpjegoi gjithashtu që ‘forcat paqëruajtëse’ do qendrojnë në Kazakistan sa kohë të jetë e nevojëshme për presidentin e Kazakistanit.[4]

Por, ajo që vëzhguesit ndërkombëtarë nuk i kushtuan vëmendje, është lista me katër kërkesa për Kazakistanin, që paraqiti Margarita Simonian.[5]

Së pari Kazakistani duhet ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia në 2014. E po kjo pritej, Kremlini do që hapësira pas-sovjetike të futet në zonën e vet të ndikimit.

Tri kërkesat e tjera kanë të bëjnë, përjashtimisht, me politikën gjuhësore.

Kazakistani duhet të rivendosë alfabetin cirilik si alphabet zyrtar i gjuhës k

azake. Kjo kërkesë përfshin ndalimin e menjëhershëm të kalimit të vendit në alfabetin latin, gjë duhej të përmbyllej rreth vitit 2031.[6]

Së treti, rusishtja kërkohet të bëhet gjuha e dytë zyrtare e shtetit, ashtu sikurse në

Bjellorusi dhe Kirkizistan.

Dhe së fundi, por jo vetëm, Kazakistani duhet t’i lejë të patrazuara shkollat me program rusisht, dmth mos të detyrohen ato të japin mësim kazakishten apo të realizojnë planet për t’i bërë ato dygjuhësore.[7]

Simonian bëri edhe dy kërkesa të tjera:

përzënien e organizatave jo qeveritare antiruse nga Kazakistani, sikurse vepronin dikur nazistët.[8]

Në ditët e sotme në fjalorin politik të Kremlinit, termi ‘nazis’ dhe nga njëherë ‘fashist’, përdoret për opozitën, për figurat pro demokracisë dhe të drejtave të njeriut.[9]

Ata zyrtarisht trajtohen dhe denigrohen si ‘agjentë të huaj’, gjë që e ligjëron përndjekjen e tyre nga shteti në mbarë Rusinë dhe aleatët e saj.[10]

Disa lexues mund të habiten se kush mund të jetë Simonian. Ajo drejton ‘Rusia Sot’, apo kanalin kryesor në youtube të Kremlinit.[11]

Deklaratat e saj vendosin tonin që duhet të ketë pikëpamja e publikut, sikurse i kërkohet nga presidenti rus.[12]

Pozita e gjuhës ruse në Kazakistan ka një rëndësi jetësore për Moskën. (ndërkohë që asnjë vëmendje nuk i kushtohet kazakishtes në Rusi, mëgjithë diasporën kazake prej një milionësh atje.)[13]

Për shembull, në 2019 MInistria e Punëve të Jashtëme e Rusisë e kritikoi Kazakistanin sepse hoqi mbishkrimet ruse nga një botim i ri i banknotave Tenge të vendit.[14]

Por, si për të shtuar inatin, pak më vonë, po atë vit, shkronjat latine i zëvëndësuan plotësisht ato cirilike në monedhat e reja kazake.[15]

Prandaj, në 2021, kur u miratua një plan dhjetëvjeçar për kalimin në alfabetin latin, Ministria Ruse e Punëve të Jashtëme e quajti atë si ‘shtypje të gjuhës ruse’[16]

Atëhere, vonë në 2021, e njëjta ministri e Rusisë shfaqi mendimin që intensifikimi i politikës së Kazakistanizimit ishte një diskriminim i drejtpërdrejtë i rusëve etnikë në vend.[17]

Bota Ruse

 Pas luftës së Rusisë në 2008 në Gjeorgji dhe veçanërisht pas aneksimit të Krimësë nga Rusia, askush nuk kishte dyshime për rishfaqjen e neoimperializmit rus.  Por ajo që ishte vërejtur pak, ishte martesa e këtij imperializmi me nacionalizmin etnolinguist, më shumë karakteristik për Europën Qendrore.

Gjatë dhjetëvjeŝarit të pare, pas shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, Federata Ruse e konsideroi veten si pasardhëse e vetme e shtetit komunist. Kjo do të thosh ruajtjen e republikave autonome ruse me rreth 30 gjuhët e veta zyrtare. Në atë kohë, pas nënshtrimit të përgjakshëm të Ҫeçenisë që guzoi të shpallte pavarësinë, Tataristani mbeti republika autonome etnikisht jo ruse  më e pavarur. Në 1999 Asambleja e kësaj republike  vendosi të miratojë një akt për zëvëndësimin e alfabetit cirilik me atë latin për gjuhën tatare. Ky akt hyri në fuqi në 2011.[18]

Ndërkohë, në 2002, Duma (Parlamenti Rus) e shpalli alfabetin cirilik si alfabetin e vetëm zyrtar për gjithë shtetin e Rusisë dhe gjuhët republikane.[19]

Kështu, vendimi i Tataristanit për të pranuar alfabetin latin u zhvlerësua. Dy vjet më vonë, në 2004, Gjykata Kushtetuese Ruse e konfirmoi se alfabeti latin është i paligjshëm në se shkruhet dhe botohet në tatarisht.[20]

Në këtë vazhdë, u shtruan themelet e politikës neoimperiale të Kremlinit të “Botës Ruse”.

Zyrtarisht, Federata Ruse mbetet shumëgjuhësore, por në praktikë rusishtja është gjuha e vetme në jetën publike, në administratë, në masmedia dhe arsim.[21]

Jorusët etnikë që janë qytetarë të Rusisë duhet të mësojnë rusishten,[22]

Ndërsa nuk jepet asnjë inkurajim për rusët etnikë që të mësojnë gjuhët republikane, edhe në se banojnë në një republikë etnikisht joruse.[23]

Në të shkuarën, një politikë e tillë njihet ndër emrin e ‘rusifikimit’,’[24]  dhe kritikohej si ‘shovinizëm rusomadh’.’[25]

Idealisht, nga përspektiva e Kremlinit, e gjithë hapësira pas-sovjetike duhet të mbetet vetëm me alfabetin cirilik. Rusia pranon që taxhikishtja është gjuhë zyrtare e Taxhikistanit, turkmenishtja e Turkmenistanit dhe moldavishtja e Moldavisë. Por, në dritën e ideologjisë së ‘botës ruse’, ciriliket, përjashtimisht- ose me fjalë të tjera ‘alfabeti rus’ ’[26] – duhet të mbahen për shkrimin dhe botimin në këto gjuhë pas-sovjetike. Prandaj Rusia është kaq e kënaqur nga Mongolia, që formalisht nuk ka qenë kurrë anëtare e Bllokut Sovjetik, mban ciriliket në shkrimin dhe botimin në mongolisht.[27]

Po ashtu, pas aneksimit të Krimesë, cirilika iu imponua tatarëve të Krimesë, sipas vendimit të Dumës më 2002.[28]

Ukraina vijon të mbështesë përdorimin e shkronjave latine për gjuhën e saj.[29]

Dhe, për shembull, në shtetin e shkëputur të Transistrisë, nën kontrollin rus, cirilika përdoret për shkrimin dhe botimet në moldavisht,[30] ndonëse shkronjat latine kanë qenë përdorur për këtë qëllim në Moldavi që në 1989.[31]

Hapi tjetër është kërkesa e mbajtjes dhe e futjes së rusishtes si një gjuhë bashkzyrtare në një shtet pas-sovjetik.

Në se ai shtet ndjek politikën e monolingualizmit etnolinguistik ne gjuhën e vet kombëtare, Moska nis të bëjë kërcënime. Kjo ndodhi pasi letonezët guxuan ta kundërshtojnë propozimin e referendumit në 2012 për ta bërë rusishten gjuhën e dytë zyrtare në vend.[32]

Në vitin 2019, duke vënë re sukseset në politikën e letonizimit të arsimit dhe hapësirës publike në mbarë Letoninë, Sergej Zhelezniak, antar i Komitetit Shtetëror të Dumës Ruse për çështjet ndërkombëtare, e akuzoi shtetin antar të BE për ‘gjenocid kulturor’.[33]

Ideali rus i botës është Bjellorusia. Në vitin 1995, atje rusishtja u bë gjuhë bashkëzyrtare e vendit,[34] madje, në fakt, bjellorosishtja u përjashtua nga jeta publike.[35]

Në 2017, diktatori bjellorus e lavdëroi rusishten si ‘gjuhë kombëtare’ e Bjellorusisë.’[36]

Duke pranuar ndihmën e Kremlinit në shtypjen e protestave demokratike në 2020, vitin tjetër, ky diktator e shpalli rusishten si një tjetër ‘gjuhë amtare ‘ e bjellorusëve.[37]

Në 2022, diktatori u mburr si kampion për pozitën e lulëzuar të rusishtes në Bjellorusi kaq shumë sa prestigji i bjellorishtes u godit shumë rëndë.[38]

Kremlini ushtroi trysni të fortë mbi Ukrainën që të ecë në shtegun bjellorus për të favorizuar rusishten.[39]

Në 2014 Revolucioni i Dinjitetit e kundërshtoi këtë politikë anti-ukrainase, sa e zemëroi shumë Moskën. Ndër të tjera, kjo shërbeu edhe si pretekst për Rusinë që të aneksojë Krimenë dhe të nisë luftën ruse në Ukrainën lindore që vijon ende sot.[40]

Është e qartë që kjo luftë nuk është për gjuhën apo alfabetin. Qëllimi është të merret nën kontroll politika dhe ekonomia e Ukrainës.[41]

Gjuha ruse dhe ciriliket janë shenjë e besnikërisë, simbol i mbizotërimit, një nderim i dukshëm për autokratin në fronin e Kremlinit.[42]

Tani, në kohën e internetit dhe të medias (jo)shoqërore, kjo gjuhë dhe ky alfabet ka krijuar gjithashtu një rrugë të gjerë të re për propagandën ruse të shteteve pas-sovjetike.[43]

E ardhmja ruse e Kazakistanit

Prandaj, duke vendosur në se Kazakistani duhet të quhet Qazaqstan apo Қазақстан, në gjuhën kazake, nuk është një çështje pa rëndësi. Ndërhyrja e tashme ruse në Kazakistan[44] – më falni, ndihma vëllazërore e CSTO- do dalë e suksesëshme.

Autakracia do mbijetojë. Presidenti i Kazakistanit, me shumë gjasë, do e ruajë postin e vet. Pastaj, hapësira e politikës gjuhësore duhet të vëzhgohet nga afër. A do t’i plotësojë presidenti i Kazakistanit kërkesat e Simonianit, sikurse e ka diktuar Kremlini? Pse nuk do ta bëjë ai? Ky është veçse një çmim i lirë për të përfituar nga pasuritë e vendit. Në fund të fundit, në 1989, ndër republikat e Bashkimit Sovjetik, kazakët kanë qenë kombi më i rusifikuar. Vetëm 40 % e tyre e përdornin kazakishten në jetën e përditëshme.[45]

Në periudhën e vonë sovjetike, në Bjellorusi kjo shifër ishte më e madhe, 46%.[46]

Në se vërtetohet parashikimi që Kazakistani do i nënshtrohet vullnetit të Kremlinit, kjo de sjellë pasoja neoimperiale, gjithashtu. Prapa perdes se gjuhës kazake me shkronja cirilike dhe zgjerimit të shpejtë të përdorimit të rusishtes në jetën publike  të vendit dhe në arsim, Moska do marrë kontrollin e 3 % të rezervave botërore të naftës[47] dhe 12 % të depozitave botërore të uraniumit[48] që janë të vendosura në Kazakistan.

Mbi të gjitha, tani, Kazakistani jep pothuaj gjysmën e prodhimit botëror të uraniumit.[49]

Autokratë të botës, bashkohuni!!

Udhëheqësi diktatorial kinez e mbështet me entuziazëm reagimin me dorë të hekurt të presidentit kazak ndaj protestave dhe përdorimin e pakufizuar të mjeteve vdekjeprurëse.[50]

Ndërsa Perëndimipo merret me ndarjen e Europës Qendrore dhe Lindore nga Rusia në sfera influence,[51] Pekini nuk e ka problem një ‘rivendosje rendi’ gjeopolitik të Azisë Qendrore. Kështu, Kazakistani është i Rusisë, por ama Moska duhet të mbështesë[52] gjenocidin e ujgurve në Xinjiang[53] të cilën Kina e quan ‘kundërterrorist’.’[54]

Bashkë me suksesin gjeostrategjik të Rusisë në Kazakistan, mbahet një heshtje ndaj diskutimit për gjenocidin sovjetik në vitet e para 1930.[55]

Kjo tragjedi, që u shkaktua nga kolektivizimi në bujqësi, fshiu pothuaj gjysmën e kazakëve.[56]

Për krahasim, në Ukrainën e sotme, që është jashtë kontrollit neoimperial të Kremlinit, gjenocidi paralel i Holomodorit ka qenë vënë në gurthemelin e identitetit të vendit pas-sovjetik.[57]

Vërtet, Rusia si trashëgimtarja ligjore e Bashkimit Sovjetik, pëlqen ta mohojë çdo gjenocid që ka ndodhur.[58]

Kremlini mëton se ukrainasit dhe rusët janë një komb i bashkuar historikisht, ndër të tjera sepse kanë të njëjtën gjuhë, rusishten.[59]

Në rastin e kazakëve, Moska nuk mund të thotë se ata janë një komb i vetëm rus. Por ajo përdor futjen e cirilikeve si shenjë të bashkimit dhe kontrollit të vëmëndëshëm rus dhe përdorimin e rusishtes si një gjuhë e vërtetë botërore për ‘komunikimin ndëretnik’ dhe ‘një kulturë më të lartë’,

Përgatiti dhe edërgoi për shtyp: Bardhyl Selim, Tiranë

Nga Janar 2022

 

 

 

 

[1] https://24tv.ua/ru/bratskaja-pomoshh-ot-rossii-budet-samoubijstvennoj-novosti-rossija_n1835858

[2] https://www.theguardian.com/ëorld/2022/jan/05/kazakhstan-protests-president-threatens-ruthless-crackdoën

[3] https://24tv.ua/ru/tokaev-pogovoril-o-protestah-lukashenko-novosti-belarus_n1835948

[4] https://news.ru/cis/deputat-kalashnikov-nazval-sroki-nahozhdeniya-sil-odkb-v-kazahstane/

[5] https://twitter.com/M_Simonyan/status/1478813205933789186

[6] https://emerging-europe.com/neës/kazakhstans-alphabet-sëitch-reflects-ëider-societal-changes/

[7] https://365info.kz/2021/07/612106

[8] https://t.me/margaritasimonyan/9827

[9] Cf https://www.vedomosti.ru/politics/articles/2021/12/28/903038-kak-prohodila-likvidatsiya-memoriala

[10] https://www.theguardian.com/ëorld/2021/oct/01/russia-extends-foreign-agents-laë-to-critics-of-military-and-security

[11] https://xn--c1acbl2abdlkab1og.xn--p1ai/management/

[12] Cf https://expert.ru/2022/01/6/kazakhstan-kakim-budet-rezultat-pervogo-v-istorii-primeneniya-mirotvortsev-odkb/

[13] https://view.officeapps.live.com/op/vieë.aspx?src=http%3A%2F%2Feee.gks.ru%2Ffree_doc%2Fnew_site%2Fpopulation%2Fdemo%2Fper-itog%2Ftab5.xls&ëdOrigin=BROËSELINK

[14] https://tass.ru/politika/6149215

[15] https://nationalbank.kz/ru/catalog/coins?page=1

[16] https://inbusiness.kz/ru/last/mid-rossii-zayavil-o-pritesnenii-russkogo-yazyka-v-kazahstane

[17] https://lenta.ru/news/2021/11/03/zaharova_mid/

[18] http://www.tataroved.ru/publication/npop/5/

[19] https://www.rbc.ru/politics/12/12/2002/5703b5239a7947783a5a4233

[20] https://unpo.org/article/1239

[21] https://www.theworldmind.org/home/2019/12/4/uhoe1knk6cazcj0lomsp9ibbhen0no

[22] https://theconversation.com/russia-is-cracking-doën-on-minority-languages-but-a-resistance-movement-is-groëing-101493

[23] https://www.idelreal.org/a/28937644.html

[24] https://www.bbc.co.uk/bitesize/guides/z6rjy9q/revision/7

[25] https://themilitant.com/2018/12/19/lenin-i-declare-ëar-to-death-on-great-russian-chauvinism/

[26] https://emerging-europe.com/after-hours/its-the-cyrillic-alphabet-not-the-russian-alphabet/

[27] https://www.interpretermag.com/ëill-mongolia-have-the-courage-to-scrap-the-russian-alphabet/

[28] http://crimea.gov.ru/textdoc/ru/7/act/1562prz.pdf

[29] https://www.ukrinform.net/rubric-society/3320261-cabinet-approves-crimean-tatar-alphabet-based-on-latin-letters.html

[30] http://president.gospmr.org/pravovye-akty/konstitutsiya-pmr/konstitutsiya-rmn/

[31] https://www.calvertjournal.com/features/shoë/13047/literary-musical-clubs-sparking-moldova-national-liberation-movement

[32] https://www.bbc.co.uk/neës/ëorld-europe-17083397

[33] http://nrt24.ru/en/news/language-genocide-latvia

[34] https://www.svaboda.org/a/27734568.html

[35] https://www.bbc.com/russian/features-42261095

[36] https://www.belta.by/president/vieë/lukashenko-russkij-jazyk-dlja-belarusi-ne-chuzhoj-eto-i-nashe-natsionalnoe-dostojanie-256890-2017

[37] https://tass.ru/obschestvo/10677469

[38] https://udf.name/neës/politic/237820-russkij-mir-v-belarusi-ne-spasajut-dazhe-teplichnye-uslovija.html

[39] https://www.ibidem.eu/en/language-policy-and-discourse-on-languages-in-ukraine-under-president-viktor-yanukovych-9783838204970.html

[40] https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/15387216.2015.1038574

[41] Cf https://www.atlanticcouncil.org/blogs/ukrainealert/putins-key-ukraine-ally-charged-ëith-treason/

[42] https://neweasterneurope.eu/2017/09/08/hybrid-ëar-the-real-casualties-in-ukraine/

[43] https://euobserver.com/foreign/138825

[44] https://theconversation.com/in-kazakhstan-russia-folloës-a-playbook-it-developed-in-ukraine-174505

[45] http://www.demoscope.ru/weekly/ssp/sng_nac_lan_89_1_1.php

[46] http://www.demoscope.ru/weekly/ssp/sng_nac_lan_89_1_1.php

[47] https://www.bbc.co.uk/news/world-asia-59900037

[48] https://world-nuclear-news.org/Articles/Uranium-sector-monitors-evolving-Kazakh-situation

[49] http://www.world-nuclear.org/information-library/nuclear-fuel-cycle/mining-of-uranium/ëorld-uranium-mining-production.aspx

[50] https://www.hindustantimes.com/world-news/chinas-xi-extends-support-lauds-kazakhstan-s-president-for-decisive-action-101641567826447.html

[51] https://www.euronews.com/2022/01/04/nato-to-hold-special-foreign-ministers-meeting-over-ukraine-tensions

[52] https://www.asianews.it/news-en/Moscow-to-Beijing%E2%80%99s-rescue:-No-Uyghur-genocide-in-Xinjiang-53065.html

[53] https://www.aljazeera.com/news/2021/12/9/china-guilty-of-uighur-genocide-beyond-reasonable-doubt-report

[54] https://thediplomat.com/2021/07/time-to-confront-chinas-counterterrorism-claims-in-xinjiang/

[55] https://www.wilsoncenter.org/book/the-hungry-steppe-famine-violence-and-the-making-soviet-kazakhstan

[56] https://www.wilsoncenter.org/publication/the-kazakh-famine-1930-33-and-the-politics-history-the-post-soviet-space

[57] Cf https://www.ukrinform.net/rubric-society/3370442-verkhovna-rada-calls-on-bundestag-to-recognize-holodomor-as-genocide.html

[58] https://ëëë.acton.org/publications/transatlantic/2017/11/27/russia-still-denies-holodomor-ëas-genocide

[59] http://en.kremlin.ru/events/president/neës/66181