Studentët shqiptarë nga Shqipëria që studjojnë në universitetin “İstanbul Teknik Üniversitesi” nga 10 vendet e para 8 vende i zunë shqiptarët nga Shqipëria.

Përgatiti: Qami Bytyçi

Universiteti në fjalë është universiteti ndër më të mirë (edhe më i miri mund të themi) në Turqi sidomos në drejtimet inxhinierike.

Para disa ditësh u shpallën studentët më të mirë të këtij universiteti. Tetë vendet e para i zunë studentët nga Shqipëria.

İstanbul Teknik Üniversitesi është një universitet që  ka dhënë shumë kuadra sidomos në të gjitha drejtimet e inxhinierisë. Nga ky universitet kanë diplomuar  Turgut Ozali, Sylejman Demireli, Erbakani, Binali Yıldırım etj.

Ky universitet është themeluar në vitin 1773 dhe sot ka rreth 38.000 studentë. Ndër këta 22.000 studentë universitar, 10.000 studentë pas universitar, 3.300 studentë doktorature dhe ka  2.100 pedagog (510 me gradë profesor dr.).

Rradhitja e 10 studentëve (8 të parët shqiptarë) më të suksesshëm