Kuzhina humanitare në Prizren do të shtrojë iftarë cdo ditë të muajit të Ramazanit

Në Prizren, vite më parë është hapur kuzhina humanitare, në të cilën ushqehen të gjithë ata që nuk kanë strehim dhe jetojnë në varfëri të skajshme, sa nuk kanë mundësi as kafshatën e gojës ta sigurojnë. Këtë kuzhinë e ka mundësuar të hapet dhe të funksionojë, përfaqësuesi i organizatës “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastrati. Ai me rastin e muaji të shenjtë të Ramazanit, cdo ditë të këtij muaji, do të shtrojë iftar, ku iftarin e parë e ka ngrënë edhe vet në mesin e të gjithë qytetarëve të tjerë.

Ndryshe, është bërë e ditur se në këtë kuzhinë, cdo ditë ushqehen mbi 300 persona.