Aktualisht në kuadër të Federatës së Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër veprojnë shoqatat e nga universitetet e Gjenevës, Lozanës, Friburgut , St. Galleni dhe Cyrihut, ku veprojnë qindra studentë, që pos me studime të rregullta, zhvillojnë edhe një varg aktivitetesh që ndërlidhen me bashkëpunim e vizita me trojet shqiptare, përfshi arbëreshët e Kalabrisë e Sicilisë
Nga Rexhep Rifati
Nga dita më ditë nga shoqatat studentore shqiptare na vijnë lajme shpresëdhënëse, jo vetëm për numrin e të diplomuarve por edhe për aktivitetet e tyre të përbashkëta apo edhe organizimet e ndryshme, qoftë në kuadër të federatës studentore në Zvicër apo shoqatave veç e veç siç janë ato në Gjenevë, Lozanë, Friburg , St. Gallen dhe Cyrih. Duhet se numri i studentëve shqiptarë në shtetin helvetik kalon në disa mijëra, por numri i atyre që veprojnë në shoqata shqiptare studentore është relativisht ende i vogël.
Sidoqoftë këto shoqata zhvillojnë një aktivitet mjaft të koordinuar, ndër to duhet përmend edhe vizitën e paraparë te komuniteti arbëresh në Hora të Arbëreshëve në Sicili nga 20-26 prill apo takimin e përbashkët të dy shoqatave studentore asaj të Cyrihut me të St. Gallenit.
Po ashtu shoqatat studentore nga Friburgu, Lozana apo Gjeneva , kanë zhvilluar apo kanë në plan edhe një sërë aktivitetesh jashtë procesit mësimor, gjë që e tërë kjo po ndikon edhe në afrimin dhe njohjen e studentëve shqiptarë në universitetet zvicerane.
Takime apo ligjërata me personalitete shqiptare
Në disa nga këto shoqata gjatë vitit organizohen edhe takime apo ligjërata me personalitetet të shquara shqiptare apo zvicerane, që plotësojnë opusin e njohurive edhe për trojet shqiptare në përgjithësi.
Krahas aktiviteteve të tjera që zhvillon Shoqata “Studenti”, ka në plan më 28 Mars 2019 edhe takimin me udhëpërshkruesin e shquar shqiptar Marin Mema, që drejton emisionet dokumentare “Gjurmë shqiptare”.
Po ashtu pas zgjedhjeve të fundit kryesia e Shoqatës “Studenti” në Cyrih ka këtë formacion drejtues Kryetar: Qëndrim Shtufi, financa: Dafina Elmazi, Marketing&Komunikim: Luftëtar Alija, Organizim: Linda Sulja dhe Projekte: Pajtim Rama
Po në këtë muaj, të shtunën, 30.03.2019, Different Shows organizon përsëri një muzikë shqiptare në mes të Cyrihut me Vedat Ademi & Elhaida Dani!
Për studentët ka një zbritje përsëri! Merr një biletë në para-shitje për chf 25.- në vend të chf 38.-
Viti 2018 një vit përplot aktivitete nga shoqata “Studenti“
Përndryshe shoqata “Studenti”, vitin 2018 e karakterizon si mjaft të suksesshëm pasi sipas saj: Ishte i mbushur me përvoja arsimore dhe emocionuese dhe evenimente të ndryshme si për shembull turne miqësore të futbollit dhe të volejbollit ose një ligjëratë për kanunin, ligjëruar nga një profesor japonez. E udhëtuam bregdetin e Shqipërisë ku e hulumtuam magjinë e historisë, kulturës dhe natyrës shqiptare në emër të organizatës sonë ombrellë. Ne hëngrëm, vallëzonim dhe këndonim të gjithë tërë ditën në Sofra. Në fillim të vitit shkollor, ne mirëpritëm aq shumë studentë të rinj në Old Meet Young se kurrë më parë. Në tërësi, viti 2018 ishte një i frytshëm dhe që do të mbetet në mend për Shoqatën Studenti. Me plotë kureshtje i presim shumë aktivitete të Shoqatës Studenti për vitin e ri 2019 thuhet në njoftimin e shoqatës “Studenti”
Në Gjenevë, mbrëmje studentore kushtuar Pavarësisë së Kosovës
Edhe dy shoqatat simotra: Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës, më 22 në INSOMNIA DISCO CLUB organizuan një mbrëmje të përbashkët, ku festuan Ditën e pavarësisë së Kosovës. Në program patën edhe një prezantim muzikor të Ansamblit „Gëzuar“ dhe të Grupit „Ilirët“ të cilët edhe lozën disa valle tradicionale shqiptare. Bashkë me studentët ishte edhe çifti i dy këngëtarëve artistë: Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi si dhe pati disa surpriza në këtë program studentor.
Edhe Shoqata e studentëve në Lozanë me kryesi të re
Siç njofton shoqata e Studentëve shqiptarë në Lozanë edhe në ketë Universitet në semestrit e dytë 2018/2019, që mbajt më datë 20 shkurt. u prezantua bilanci i semestrit kaluar, si dhe aktivitetet të planifikuara për semestrin e ardhshëm. Ky moment ishte për anëtarët një mundësi për të diskutuar dhe për të propozuar projekte të ndryshme. Gjithashtu u zgjodh edhe një komitet i ri i përbërë nga këta persona:
– Presidente: Dafina Berisha (Sociologe, UNIL)
– Zv. Presdiente: Dea Bllaca (Psikologji, UNIL)
– Sekretare: Arlinda Ramqaj( Letërsi, UNIL)
– Thesare: Melisa Dina (HEC, UNIL)
– Delegat e Federatës e Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër: Antonio Meshkurti (HEC, UNIL)
– Marrëdhëniet e Brendshme e Marrëdhëniet e Jashtme: Drenusha Hajdini (Shkenca Politike, UNIL) (mungon në foto) e Blerta Salihi (Shkenca Politike, UNIL)
Ja edhe Ueb faqet dhe adresat studentore shqiptare në shtetin helvetik
Federata e Shoqatave të Studentëve Shqiptarë në Zvicër
www.albstudent.ch
info@albstudent.ch
Shoqata e Studentëve Shqiptar në Gjenevë
Association des Etudiants Albanais de Genève
www.aeage.ch
assoeag@gmail.com
https://www.facebook.com/groups/103327846419413/
Shoqata e Studentëve Shqiptar në Fribourg
Association des Etudiants Albanais a Fribourg
assocaef@gmail.com
https://www.facebook.com/groups/324199924330669/
Shoqata e Studentëve Shqiptar në St.Gallen
Albanian Student Association at the HSG/
albanianstudents@myunisg.ch
https://www.facebook.com/ASAattheHSG/?fref=ts
Shoqata e Studentëve Shqiptar në Bern
Albanian Student Association of Bern
studentet.unibe@gmail.com
https://www.facebook.com/groups/821267417957794/
Shoqata e Studentëve Shqiptar në Lausanne
Association des Etudiants Albanais de l’Université de Lausanne
www.asso-unil.ch
aeaul@asso-unil.ch
https://www.facebook.com/groups/335586153268719/





































