Zvicër: Jo reformës së sigurimeve shoqërore në kurriz të grave

Parlamenti zviceran është duke trajtuar reformën e pensioneve AHV21. Është paraparë rritja e moshës së pensioneve për gratë. Në rast të aprovimit të reformës, grave u duhet të punojnë më gjatë dhe pensionet edhe ashtu të pamjaftueshme do të vijonin të uleshin.

Nuk vjen në shprehje që të rritet mosha e pensionimit për gratë dhe që pensionet të përkeqësohen. Andaj, Unia mbështet apelin e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës ”Duart larg nga pensionet e grave”

Duart larg nga pensionet e grave!

Të hënën, me 15 mars 2021, parlamenti debatoi draftin e reformës «AHV 21», i cili parasheh rritje të moshës së daljes në pension për gratë dhe një ulje të pensioneve të AHV.

Sindikatat shumë qartë i thonë jo kësaj reforme!

Mbi 314,000 njerëz tashmë kanë nënshkruar me sukses apelin e Bashkimit të Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) dhe Unia kundër rritjes së moshës së pensionit për gratë. Parlamenti duhet ta marrë seriozisht këtë shenjë me peshë. Reforma e AHV në kurriz të grave nuk do të ketë asnjë shans.

Ne nuk duam reformë në kurriz të grave. Në përputhje me kërkesat e grevës së grave, Unia kundërshton vendosmërisht çdo rritje të moshës se pensionit të grave dhe kërkon në vend të kësaj një rritje pensionesh. Ne kërkojmë:
– Rritje të pensioneve të grave, për tu garantuar siguria në kohën e pensionimit.
– Jo rritjes së moshës së pensionit tek gratë.

Mbi situatën aktuale

Gratë mesatarisht marrën rreth 1/3 më pak pension se sa burrat, këtë, pasi që gratë shumicën e punës e kryejnë pa pagesë.

Përtej kësaj gratë janë viktima të diskriminimit dhe pabarazisë në paga, ato punojnë kryesisht në profesione tipike “ të grave”, ku pagat janë veçanërisht të ulëta. Kjo ka ndikim në pensionet e pleqërisë. Kjo është e turpshme!

Megjithatë komisioni i senatit paraqet një propozim reduktimi të pensioneve të AHV në kurriz të grave. Kjo është e papranueshme.

Ne duam përfundimisht një siguri pensionimi më të mirë në pleqëri dhe pensione më të larta për gratë. Qysh tani minimumi i garantuar jetik nuk është i siguruar. Është e nevojshme që pensionet e grave të rriten. Gati dy vite pas grevës së grave pason pikërisht e kundërta!

Huazuar nga shtojca sindikaliste e Unia në gjuhën shqipe Horizonte Nr. 2/2021