Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot do të lansojë fushatën vetëdijesuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”. Qëllimi i kësaj fushate është vetëdijesimi I pjesëmarrësve në trafik si dhe informimi për rëndësinë e ndjekjes së rregullave bazike rrugore.
Kohëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur aksidente të njëpash njëshme rrugore, të cilat edhe kanë përfunduar me fatalitet, duke humbur jetën një numër i konsiderueshëm i të rinjve.
Kjo fushatë vetëdijuesuese shpresohet të jetë sado pak arsye për të shtuar kujdesin në trafik në mënyrë që të evitohen dhe parandalohen aksidentet e mundshme.