15 vjetori i Rotary Klub Ferizaj, në shenjë të realizimit të projekteve të shumta vullnetare  

N

Në Ferizaj me 27 Maj 2023, në prani të mbi 200 pjesëmarrësve, kryesisht përfaqësues të klubeve simotra: Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, drejtuesit e klubit ferizajas, përmenden se në këtë periudhë janë realizua me dhjetra projekte, si dhe pati përshëndetje edhe nga përfaqësues institucionesh e mysafirë edhe nga SHBA-ja, për të vazhduar me ndarje mirënjohjesh, këmbim flamujsh dhe një program të shkëlqyeshëm muzikor nga veteranët e Ansamblit të “Kastriotëve”, ku nuk munguan as ikonat e muzikës popullore Rizah Bytyqi e Mehmet Zuka

Teksti: Rexhep Rifati & fotot Bardha Goga

Në një ambient që vetëm mund të dëshirohet, në hotelin “Natyral” në afërsi të Ferizajt, të përshkuar edhe me një atmosferë të përshkuar me shumë vëllazëri, kolegjialitet e miqësi, më 27 Maj 2023, me dëgjimin e himneve, u shënua 15 vjetori i themelimit të Rotary Klub Ferizaj, klub ky I cili Brenda kësaj periudhe realizoi me dhjetëra e dhjetëra projekte nga fusha të ndryshme të jetës, plotësisht në baza vullnetare, krejt me qëllim për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e sidomos për brezin e ri dhe të ardhmen e tij. Ndaj edhe fjala përshëndetëse e kryetarit të KR Ferizaj, Astrit Istrefi dhe e njërit nga veteranët e këtij klubi, profesor Hazir Gashi ishte vetëm një uverturë përmbledhëse e gjithë aktivitetit tejet voluminoz 15 vjeçar. Ndër projektet që u përmend në veçanti ishte edhe ai i Fondit të bursave studentore përmes të cilit përfituan deri me tash qindra studentë.

Edhe në fjalën përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit ferizajas, Agim Aliut iu dha mirënjohje kontributit të këtij klubi, ndërkohë që përshëndeti në cilësinë e mysafirit edhe z. Rob Green, kryetar I komunës Ceder Falls nga IOWA e SHBA-së, i cili edhe u shpall anëtar nderi i klubit ferizajas. Po ashtu pati edhe një video- mesazh special nga Radu Popescu nga Rumania, si dhe një përshëndetje nga kryetari KKRK-së Ismajl Baftijari.

Më pastaj manifestimi jubilar vazhdoi me shpërndarjen e mirënjohjeve për aktivitetin 15 Vjeçar të KR Ferizaj, kryesisht për donatorët e Fondit të Bursave dhe kontribut të veçantë në kuadër të klubit.  Karakter të veçantë festiv kësaj ngjarjeje ia dha sidomos këmbimi I flamujve dhe dhuratave midis përfaqësuesve të klubeve simotra nga trojet tona etnike. Me këtë rast mu nda edhe mua një mirënjohje në cilësinë e donatorit në fondin e bursave, ndërsa unë I dhurova librin tim kushtuar arbëreshëve foto-reporterit tone të shquar Hazir Reka.

Manifestimi u përmbyll me një program të shkëlqyeshëm muzikor  nga veteranët e Ansamblit të “Kastriotëve”, ku ikonat e muzikës sonë popullore Rizah Bytyqi e Mehmet Zuka, të shoqëruar nga orkestra i shtuan shkëlqimin këtij spektaklin kushtuar klubit ferizajas i cili ka bërë që edhe vetë emri I qytetit tone të njihet jo vetëm jashtë shtetit, por edhe jashtë kontinentit evropian.