Sot nënshkruhet kalendari i përbshkët kulturor në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të aktualizohet nga dy ministrant e kulturës së dy vendeve. Kalendari kulturor përmbanë organizimin e ekspozitave, koncerteve, festivaleve, shfaqjeve teatrale, shfaqjeve të filmave, konferencave të përbashkëta, shkëmbime eksperiencash e aktivitete të përbashkëta të trashëgimisë kulturore.
Nënshkrimi i këtij kalendari vjenë si rezultat i “Deklaratës së përbashkët për bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë”, deklaratë kjo që u nënshkrua në Prizren më 11 janar të vitit 2014.
Ky kalendar do të nënshkruhet sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës në sallën “Tefta Tashko” nga ministrja e Shqipërisë Elva Margariti dhe ministry I kulturës së Kosovës Kujtim Gashi.



















