Njëri nga ish-ushtarët e UCK-së Gani Krasniqi, të cilit ditë më parë i erdhi ftesë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale, ai do të paraqitet atje sot dhe nesër.
Me hërët, Krasniqi ishte deklaruar se ftesën e kishte pranuar më 11 tetor, ndërkohë që më 11 dhe 12 nëntor, në ora 9 të mëngjesit, ai do të paraqitet pranë zyres së Prokurorit të Specializuar në Hagë, për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.
“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, kishte shkruar Gani Krasniqi më 19 tetor kur edhe kishte bërë të ditur se është i ftuari i radhës nga Specialja.
Ndryshe, Gani Krasniqi në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë.
Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës.



















