Skënderbeu në Romë: me monomet madhështor, pallat, rrugë e shesh

Gjatë vizitës sime një javore me familje në Itali ( nga 5-12 Tetor 2019) , dy herë vizituam Romën, për të parë krahas monumenteve kryesore edhe praninë e figurave shqiptare, sidomos ato që lidhen me dy figurat madhore shqiptare: atë të Gjergj Kastriotit dhe të Nënës Terezë, që kudo që i hasim na bëjnë të ndihemi krenar

Teksti dhe fotot Rexhep Rifati, ekskluzivisht për portalin prointegra.ch

Si shumica e shqiptarëve kur vizitojnë një vend që donë të din se a ka farë pranie shqiptare, qoftë nga e kaluara e hershme apo ditët e vona. Ndaj edhe ne gjatë kësaj vizite i shtruam detyrë vetes që vizitën në Romë ta fillojmë pikërisht nga shtatorja e kryetrimit tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, pasi që siç dihet kryetrimi ynë është jo vetëm hero i shqiptarëve, por që ka edhe një prezencë urbanistike në kryeqytetin italian që nga shekulli i 15-të, në fillim me një pallat, shesh e rrugë e nga viti 1940 edhe me shtatoren e tij madhështore në qendër të Romës.

Në fakt, qysh më 27 tetor të vitit 1940, Benito Musolini, në praninë e autoriteteve më të larta zyrtare të qytetit inauguroi në Romë Monumentin e Skënderbeut.  Ndërkohë, që mediat e kohës e komentojnë si një ditë vjeshte e shiu të fortë. Monumenti u vendos në atë që dikur quhej sheshi “Raudusculana”, emri i një porte antike të mureve Serviane. Por në 4 korrik të 1940, për të kujtuar aneksimin e Shqipërisë nga Mbretëria italiane (më 16 prill 1939) vendoset që ky shesh të ndryshoi emër, dhe u quajt “Albania”, emër ky që figuron edhe sot me emërtimin origjinal : “Piazza Albania”. Sipas të dhënave, Monumenti i Skënderbeut u realizua nga skulptori fiorentin Romano Romanelli, ndërsa që është realizuar mbi një grup bronzi i rëndë 35 kuintalë. E paraqet heroin tonë kombëtar mbi kalin e tij të pandashëm, veshur nën armaturën e hekurt, me përkrenaren e shpatën gati për luftim.

Monumentin e Skënderbeut gjendet brenda Sheshit “Albania” ku më 1968, në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbe, Komuna e Romës vendosi edhe pllakën përkujtimore.

Mu në zemër të Romes në harkun nga Koloseu deri te fontana e famshme, gjendet mu në qendrën historike të qytetit gjenden edhe rrugica “Skënderbe”, sheshi “Skënderbe”. Një prani kjo me shumë rëndësi si për shqiptarë e vendas ashtu edhe për vet interesimin e mijëra  turistë që për çdo ditë vizitojnë këtë metropole evropiane me peshë sa kulturore e historike aq edhe turistike.

Vërtetë ishte një ndjenjë e këndshme të gjendesh pranë një pallati mesjetar, të kthyer së voni në një hotel, që mban emrin “Skënderbeg” me rrugën po me emrin e kryetrimit tonë dhe me numër 117.

Nga një shkrim i Alba Kepit për Ora News, mësojmë se : Kjo ndërtesë katërkatëshe që mbi portën qendrore ka të shkruar “Geor Castriota a Scanderbeg Princeps Epiri ad Fidem. Iconis Rest an Domini MDCCCXLIII”, i përket vitit 1400, me një rëndësi historike që nuk lë vend për dyshim nga emërtimi i saj.”

Kështu, vetëm pak metra nga Presidenca italiane, mjaft pranë Fontana di Trevi, në një nga vendodhjet më piktoreske të Romës hasim në rrugën dhe Pallatin “Skënderbeg”. Mësojmë s: më 12 dhjetori të vitit 1466 kur Gjergj Kastrioti mbërrin për herë të parë në Romë për të takuar Papën Paolo II. Qëllimi i tij ishte të bënte me dije gjithë botën perëndimore mbi avancimin e suksesshëm të ushtrisë turke, rrezikun e ardhshëm që po i kanosej Italisë, si dhe një mbrojtje e ndihmë për popullsinë e krishterë shqiptare, e kërcënuar çdo ditë e më shumë nga otomanët”

Ndonëse në Romë , Skënderbeut i preferuan qëndrimin në një hotel tjetër, sipas një legjende: “ Princi shqiptar preferon të qëndrojë në banesën e një tregtari epirot, ajo që sot quhet Pallati “Skënderbeg”, ose në versionin tjetër që princi shqiptar ndërton këtë pallat si rezidencën e tij të ardhshme në kryeqytetin italian”.

I shoqëruar gjatë kësaj vizite me një Gjergj tjetër, gjegjësisht dhëndërinë tim Gjergj Kerhani, shkrepëm ca foto dhe bëmë edhe ca filmime, të cilat edhe po ua postojmë kësaj radhe në portal.